LAJMI I FUNDIT:

KOSTT: 63.2 milionë euro janë shpenzuar për furnizim me rrymë në veri gjatë vitit 2022

KOSTT: 63.2 milionë euro janë shpenzuar për furnizim me rrymë në veri gjatë vitit 2022

63.2 milionë euro i ka kushtuar vendit furnizimi me energji elektrike të katër komunave veriore për vitin 2022.

Kështu bëri të ditur kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në Komisionin parlamentar për buxhet, punë dhe transfere.


Ai tha se rryma e harxhuar nga serbët në veri të vendit është mbuluar përmes buxhetit të shtetit.

Mehmeti tha se mungesa e mbulimit të konsumit për pjesën veriore vazhdon të paraqesë problem për vendin. /kp/