LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Të mos pengohet Ligji i ri për Prokurorinë Publike

Kostadinov: Të mos pengohet Ligji i ri për Prokurorinë Publike

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “OBRM-PDUKM me të gjitha forcat dëshiron të vendos percepcion në publik se skandali ‘Haraçi’ është i ngjashëm me 11 vitet e regjimit të Gruevskit dhe Muckoskit”.

Sipas Kostadinov një gjë e tillë nuk do të ndodh për shkak se, siç thotë ai, LSDM nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë e njëjtë me OBRM-PDUKM-në dhe secili që ka shkelur ligjin do të japë përgjegjësi, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Dallimi është i madh. Organet gjyqësore e kryejnë punën e vet në mënyrë të pavarur pa asnjë lloj trysnie nga pushteti ekzekutiv, që nuk ishte si në kohën e OBRM-PDUKM-së. Është dyfytyrësi që Molloshoski të akuzojë për krim kur për 11 vite ishte bashkëpunëtorë më i afërt i kryetarit të nderit të OBRM-PDUKM-së dhe shefit të vërtetë të partisë”, tha Kostadinov.

Milloshoski: Deskoska të jep dorëheqje, gjatë mandatit të saj ka ndodhur skandali më i madh gjyqësor
Lexo po ashtu Milloshoski: Deskoska të jep dorëheqje, gjatë mandatit të saj ka ndodhur skandali më i madh gjyqësor

Kostadinov kërkoi nga Mickoski dhe Milloshoski që t’i deklarojnë qëllimet e vërteta dhe deri kur do ta pengojnë Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj.

“Deri kur partia OBRM-PDUKM do t’i rrezikojë integrimet euroatlantike për t’i shpëtuar bashkëpartiakët e tashëm dhe të dikurshëm”, pyeti Kostadinov duke ju bërë thirrje deputetëve të opozitës maqedonase të mos pengojnë Ligjin e ri për Prokurori Publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori