LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov pas dënimit të Jankulloskës: Përgjegjësi për kriminelët duhet të ketë

Kostadinov pas dënimit të Jankulloskës: Përgjegjësi për kriminelët duhet të ketë

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov është ndër personat e parë që komentoi vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë në të cilën refuzohen kërkesat e Jankullovskës, Gruevskit dhe Gjoko Popovskit që të mos shkojnë në burg për rastin ‘Tanku’.

“Është kohë për rend, drejtësi dhe disiplinë. Përgjegjësi për kriminelët duhet të ketë, ky është një fillim i mirë për të ndërtuar besimin e qytetarëve në shtetin e së drejtës”, shkroi Kostadinov.


https://telegrafi.com/gjykata-e-larte-nuk-pranon-ankesat-gordana-jankullovska-duhet-ta-vuaje-denimin-burg/
Lexo po ashtu https://telegrafi.com/gjykata-e-larte-nuk-pranon-ankesat-gordana-jankullovska-duhet-ta-vuaje-denimin-burg/

Gjykata e Lartë tashmë vërtetoi vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin ‘Tanku’. Sipas këtij vendimi, ish-ministrja duhet ta vuajë dënimin prej 4 vjet në burg.

Jankullovska para një viti parashtroi kërkesë për t’u shqyrtyar gjykimi për rastin me blerjen e mercedesit prej 600 mijë eruove./Telegrafi/