Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshjen më të rëndësishme në këtë kampanjë kualifikuese për Euro 2020.

Dardanët përballë do ta kenë rivalin direkt për pozitën e dytë në Grupin A, Çekinë.

Ndeshja kryesore mes dy ekipeve përfaqësuese do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri.

Telegrafi ju sjell formacionet e mundshme të Kosovës dhe Çekisë.

Aro Muric, do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja kompletohet me Vojvodën, Rrahmanin, Alitin dhe Hadërgjonajn.

Valon Berisha e Idriz Voca pritet të jenë në mesfushë, ndërsa Bersant Celina, Edon Zhegrova dhe Elbasan Rashani do të jenë mbrapa sulmuesit Vedat Muriqi.

Në anën tjetër Çekia do të luaj me formacionin 4-5-1 ku Patrik Schick do të jetë sulmuesi i vetëm.

Formacionet e mundshme:

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, V.Berisha, Voca, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.

Çekia: Vaclik, Kaderabek, Celustka, Suchy, Novak, Kopic, Soucek, Kral, Darida, Jankto, Schick. /Telegrafi/