Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se borxhi i ekonomive familjare vazhdoi trendin rritës.
“Borxhi i brendshëm ndaj sektorit bankar ka shënuar rritje prej 12.7 për qind, ndërsa borxhi ndaj institucioneve mikrofinanciare, që ka arritur në mbi 10 për qind të vlerës së borxhit ndaj sektorit bankar, është rritur për 26.8 për qind. Borxhi i jashtëm i ekonomive familjare u dyfishua dhe arriti në 6.7 për qind të gjithsej borxhit (figura 38). Në dhjetor 2017, gjithsej borxhi i ekonomive familjare është rritur për 15.6 për qind dhe shënoi 17.0 për qind të BPV-së së vendit”, thuhet në raportin e BQK-së, raporton RTKlive.
Sipas BQK-së, kreditë e reja të lëshuara nga sektori bankar për ekonomitë familjare vazhduan përshpejtimin e rritjes, e cila ishte më e shprehur për kreditë e reja për qëllime hipotekare të cilat rritën lehtësisht pjesëmarrjen në gjithsej kreditë e reja. Gjithsej borxhi i ri ndaj bankave është rritur për 15 për qind krahas rritjes 10.8 për qind një vit më parë. Sipas qëllimit, rritja ishte më e theksuar për kreditë e reja hipotekare, 28.1 për qind, përderisa kreditë konsumuese shënuan rritje prej 14 për qind. Rritja më e lartë e kredive hipotekare ndikoi që pjesëmarrja e ulët e këtyre kredive në gjithsej kreditë e reja për ekonomitë familjare të rritet në 17.7 për qind, rritje prej 1.8 pp. Maturiteti i kredive hipotekare gjithashtu ka shënuar tendencë pozitive të rritjes , me ç ‘rast dominuan dukshëm kreditë me maturitet 5 deri në 10 vite si dhe shpejtuan rritjen kreditë me maturitet mbi 10 vite. Kreditë e reja për ekonomitë familjare pritet të vazhdojnë rritjen në vitin vijues krahas pritjeve për rritje të kërkesës si dhe lehtësimit të kushteve dhe standardeve, si rritjes së shumës së aprovuar dhe rënies së normave të interesit.
“Neto pozicioni kreditor i ekonomive familjare ndaj sektorit bankar shënoi rënie si rezultat i rritjes më të lartë të kreditimit në raport me rritjen e depozitave. Depozitat e ekonomive familjare arritën vlerën 2,170.7 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 2.3 për qind. Sidoqoftë, ritmi i rritjes së depozitave është ngadalësuar, duke rënë në nivelin më të ulët që nga operimi i sektorit (figura 39). Kreditë, në anën tjetër, vazhduan rritjen dyshifrore dhe arritën vlerën 900.8 milionë euro, duke ndikuar në ngushtimin për 4.0 për qind të pozicionit”, thuhet në raportin e BQK-së./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën