LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët drejt Shqipërisë – mbi 30 mijë qytetarë dhe afro 10 mijë vetura kaluan kufirin gjatë fundjavës

Kosovarët drejt Shqipërisë – mbi 30 mijë qytetarë dhe afro 10 mijë vetura kaluan kufirin gjatë fundjavës

Temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve kanë bërë që shumë qytetarë nga Kosova të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e ngrohta të vikendit.

Fluks i madh i veturave dhe autobusëve është vërejtur gjatë kësaj fundjave në pikën kufitare në perëndim, ku përfshihet pika kufitare në Vërmicë e Morinë.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës përmes një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka dhënë detaje për lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve motorike nga dita e premte e deri të shtunën në orën 24:00.

Statistikat e hyrje/daljeve në kufirin Kosovë-Shqipëri gjatë të premtes/ Burimi: PK

Sipas të dhënave nga policia, të premten dhe të shtunën kufirin Kosovë-Shqipëri e kanë kaluar afro 10 mijë vetura.

Gjatë këtyre dy ditëve policia ka regjistruar në dalje 777 kamionë, 315 autobusë, kurse ka kontrolluar mbi 30 mijë qytetarë të cilët kanë qenë me vetura, kamionë e autobusë duke shkuar drejt Shqipërisë.

Statistikat e hyrje/daljeve në kufirin Kosovë-Shqipëri gjatë të shtunës/ Burimi: PK

Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën ku numri i tyre sa vjen e shtohet gjatë këtyre ditëve të majit.

Kujtojmë se javë më parë Shqipëria mori vendim për heqjen e masave kufizuese sa i përket situatës me coronavirus.

Pushuesit e parë në Shëngjin, dhjetëra qytetarë nga Kosova
Lexo po ashtu Pushuesit e parë në Shëngjin, dhjetëra qytetarë nga Kosova

Nga 1 maji për të hyrë në Shqipëri më nuk do të ketë nevojë për paraqitjen e dokumentit të vaksinës, testimit për SARS CoV-2 dhe certifikatës së shërimit.

Gjithashtu është hequr edhe detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme, ndërkaq në ambientet e mbyllura është rekomanduar që maska të mbahet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori