LAJMI I FUNDIT:

Kosova U19 sërish kampione e turneut “Roma Caput Mundi”

Kosova U19 sërish kampione e turneut “Roma Caput Mundi”

Kosova U19 është fituese e turneut “Roma Caput Mundi”. Në ndeshjen finale, e cila u zhvillua sot në kryeqytetin italian, Dardanët U19 e kanë mundur Lazion U19, me rezultat 2-1, duke u konfirmuar për herë të dytë radhazi kampion të këtij eventi.

Edhe në ndeshjen finale, sikurse në tri ndeshjet e mëparshme, lojtarët e përzgjedhësit Ramiz Krasniqi treguan kualitet dhe vendosmëri për sukses.


Të parët në epërsi kaluan futbollistët e skuadrës italiane, në fillim të ndeshjes me golin e shënuar nga Bersaglia, por më pas Dardanët e përmbysën rezultatin me golat e Riad Jasharit nga penalltia në minutën e 15-të dhe Etnik Brrutit në pjesën e dytë.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi u shpreh i lumtur që për herë të dytë radhazi ekipi i tij e fitoi këtë turne, duke dëshmuar cilësi dhe kulturë të lartë sportive. Kosova e kishte fituar këtë turne edhe në vitin 2020, derisa në vitin 2021 ai nuk është mbajtur për shkak të pandemisë.

“Këtë turne e vlerësoi shumë pozitiv, ngase i kemi luajtur katër ndeshje me intensitet në një periudhë të shkurtër prej pesë ditësh. Jemi bazuar kryesisht në ekipin që e kemi titullar, në mënyrë që ta shohim përgatitjen e tyre para ndeshjeve zyrtare”.

“Kemi hasur paksa vështirësi në ndeshjet me skuadrat më të dobëta, si pasojë e motivimit më të vogël, por me ekipet e forta kemi treguar shumë seriozitet, angazhim dhe kualitet”.

“Në përgjithësi turneu ishte shumë i dobishëm, ngase e kemi pa në tërësi një grup të lojtarëve në të cilët mund të llogarisim, ku 12-13 lojtarë e kanë dëshmuar se e meritojnë të jenë pjesë e Kombëtares, derisa të tjerët që kanë pasur hapësirë më të vogël, do t’u jepet rasti herave tjera për t’i dëshmuar vlerat e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori