LAJMI I FUNDIT:

Kosova U19 merr barazim spektakolar ndaj Gjermanisë

Kosova U19 merr barazim spektakolar ndaj Gjermanisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall U19 ka barazuar në ndeshjen e parë në kuadër të raundit preliminar të kualifikimeve për Euro 2023, që po zhvillohet në Shkup.

Dardanët e udhëhequr nga Suad Keçi barazuan kundër Gjermanisë, me rezultat 3:3.


Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi me golin e Odi Mehmetit, në minutën e 9-të. Loja e mirë e Dardanëve në këtë periudhë u kurorëzua edhe me golin e dytë, të cilin e shënoi Blend Krasniqi, duke shkuar në pushim me dy gola epërsi.

Megjithatë, pjesa e dytë nisi mirë për gjermanët, të cilët vetëm pas 25 sekondash realizuan nëpërmjet Nikolas Suton.

Pas pësimit të këtij goli djelmoshat e Keçit reaguan shpejt, duke e rikthyer epërsinë e dy golave, nëpërmjet Blend Krasniqit, në minutën e 22-të. Mirëpo, gjermanët vazhduan me trysni në drejtim të portës së Kosovës dhe arritën të vendosin baraspeshën në rezultat me dy gola të shënuar brenda 50 sekondave, kur po luhej minuta e 27-të.

Fillimisht realizoi Mats Niclas Schrade, derisa më pas Nikolas Suton shënoi golin e tij të dytë. Me të njëjtin rezultat Gjermania ka barazuar edhe në ndeshjen e parë kundër Maqedonisë së Veriut, prandaj gjithçka rreth skuadrës që do të kualifikohet tutje do të vendoset të shtunën, në përballjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori