LAJMI I FUNDIT:

Kosova U17 demolon Irlandën Veriore

Kosova U17 demolon Irlandën Veriore

Prej ndeshjes në ndeshje futbollistët e Kombëtares së Kosovës U-17 kanë luajtur mirë e më mirë.

Madje në ndeshjen e sotme kundër Irlandës Veriore djemtë e Kosovës me fitoren 4:0 e që ka mundur shumë herë të jetë më e thellë kanë luajtur valsin vjenez në fushën e gjelbër.


Prej fillimit të ndeshjes një mbizotërim i plotë i Kombëtares së Kosovës, ndonëse irlandezët verior kishin paraqitur përbërjen më të mirë duke inkuadruar në lojë, kryesisht lojtarë të pushueshëm.

Po kjo nuk u bëri punë sot përballë djelmoshave tanë mjaft të disponuar për lojë dhe të etur për fitore. Kështu që në minutën e 27-të pas një bashkëveprimi të mirë Robert Rrahmani shënoi golin e parë duke hapur kështu serinë e golave.

Ndonëse pjesa e parë u përmbyllë vetë me një gol, shikuar rastet Kosova ka mundur të shënojë edhe dy a tri gola. Edhe pjesa e dytë kanë nisur furishëm me kombinime të mira nga ana e futbollistëve të Kombëtares sonë, kështu që kapiteni Bajrush Osmani që ishte edhe promotor i ekipit shënoi golin e dytë për 2:0.

Vetëm një minutë më vonë ndaj Armend Gashit ndërhynë në mënyrë të palejueshme mbrojtësi nikoqir dhe gjyqtari kryesor John Mulroe u hamendësua por ishte asistentja e tij Ann Sweeny që reagoi dhe pastaj Mulroe tregoi pikën e bardhë nga e cila Muhamet Hyseni shtoi epërsinë në 3:0.

Futbollistët e Kosovës për asnjë moment nuk u ndalën e qarkulluan topin jashtëzakonisht mirë duke bashkëvepruar me qetësi dhe për mrekulli dhe në minutën e 57-të Edin Hyseini shënoi golin e katërt (4:0) duke vulosur kështu një fitore të bindëse dhe të madhe.

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës ashtu si e nisën turneun me fitoren kundër Danimarkës e përmbyllën turneun me fitore kundër Irlandës Veriore dhe të vetmen humbje e pësuan ndaj nikoqirëve, në të cilën ishte bashkëveprues gjyqtari Campbell që haptas u ndihmoi futbollistëve të Republikës së Irlandës.

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori