LAJMI I FUNDIT:

Kosova U16 fituese e turneut “UEFA Development” të mbajtur në Tiranë

Kosova U16 fituese e turneut “UEFA Development” të mbajtur në Tiranë

Kosova U16 ka triumfuar me rezultat bindës kundër Belizes (3-0), në ndeshjen e tretë në kuadër të turneut “UEFA Development U16” që u mbajt në Tiranë.

Me këtë fitore, Dardanët U16 janë shpallur fitues të këtij turneu, me tri fitore.


Në dy ballafaqimet paraprake ata kanë mposhtur San Marinon dhe Shqipërinë, pas penalltive, ngase ndeshjet në kohën e rregullt kishin përfunduar baras.

Serinë e golave e hapi Eduart Sekiraqa, në minutën e 3-të. Epërsinë e shtoi Leka Podvorica, në minutën e 45-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Omer Shala, në minutën e 55-të.

Ky ishte aktiviteti i parë i Kosovës U16, e cila u krijua vetëm muajin e kaluar.

Kosova U16 udhëhiqet nga stafi i trajnerëve në përbërje: Mehmet Kurda, Ibrahim Domi, Fadil Ademi dhe Burim Sadiku. /Telegrafi/