Hekurudhat e Kosovës do të jenë përfituese të një granti prej 17 milionë eurosh, pasi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për negocim të marrëveshjes për grant nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhore Fushë Kosovës-Mitrovicë. Shuma e garantit ka vlerën 17,200.000 (shtatëmbëdhjetë milionë e dyqind mijë euro).
Po në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për t’i rekomanduar Presidentit të Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për financimin e ndërtimit të rrugës Kijevë-Zahaq. Marrëveshja financiare për këtë projekt ka vlerën 80 milionë euro. Kjo marrëveshje kompleton financimin nga institucionet ndërkombëtare financiare për autostradën Kijevë-Zahaq, e cila financohet me 71 milionë euro kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 17 milionë euro fonde nga burimet tjera.
Po sot, është miratuar edhe Strategjia e komunikimit dhe informimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës 2018-2021. Strategjia trajton komunikimin e procesit të Integrimit Evropian, respektivisht Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Strategjia ka për qëllim gjithashtu edhe ndërtimin e mirëkuptimit të qëndrueshëm dhe të thellë në mes të qytetarëve të Kosovës për të gjitha aspektet e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke përfshirë sfidat, përfitimet dhe detyrimet. Në këtë mënyrë, qytetarëve do t’u mundësohet që të bëjnë zgjedhje të informuar dhe të marrin pjesë aktivisht në formësimin e së ardhmes evropiane të Kosovës.
Miratimin në mbledhjen e Qeverisë e ka marr edhe vendimi preliminar për shpronësimin e përhershëm dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projekteve për ndërtimin e linjave elektrike në Therandë, Rahovec, Drenas, Prishtinë, Mitrovicë, Fushë Kosovë dhe Graqanicë.
Edhe vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të paluajtshme që preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, ka marr miratimin e Qeverisë. Shpronësimi prek pronat në segmentin Banullë-Bresalc që gjenden në komunat e Lipjanit, Graqanicës, Novo Bërdos dhe Gjilanit.
Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare në fushën e rinisë dhe sportit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. Marrëveshja synon të promovojë dhe lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin midis organeve të të rinjve dhe sporteve të të dyja vendeve dhe të krijojë kornizën e bashkëpunimit në këto fusha. Ky bashkëpunim do të zhvillohet mbi bazën e parimit të reciprocitetit.
Miratimin në parim të kabinetit qeveritar e ka marr edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes financiare trepalëshe në mes të Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. Në realizimin e këtij programi, kontributi financiar i Bashkimit Evropian është në vlerë 840 mijë euro.
Në parim është miratuar edhe nisma e lidhjes së marrëveshjes trepalëshe në mes të Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Shqipërisë për programin e bashkëpunimit ndërkufitar, IPA II, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për vitet 2015-2017. Edhe në këtë rast kontributi financiar i Bashkimit Evropian kap vlerën prej 840 mijë euro.
Në vazhdim, Qeveria ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes financiare për IPA 2018, në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ministria e Integrimeve Evropiane ka njoftuar kabinetin qeveritar me zbatimin e prioriteteve të agjendës Evropiane dhe të gjeturat kryesore të Raportit të Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2018. Në informatë evidentohen veprimet në të cilat ministritë e Qeverisë së Kosovës duhet të angazhohen gjatë muajit maj. Edhe kryeministri ka kërkuar nga anëtarët e kabinetit që të fokusojnë vëmendjen në aktivitetet dhe veprimet që lidhen me procesin e integrimeve evropiane.
Kryeministri ka informuar kabinetin për takimin e zhvilluar me Bordin e Drejtorëve të “Trepçës”, të cilët e kanë informuar Kryeministrin për finalizimin e statutit të “Trepçës” i cili do të dorëzohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, më pas në Qeverinë e Kosovës dhe në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe