LAJMI I FUNDIT:

Kosova sot përballet me Turqinë

Kosova sot përballet me Turqinë

Vashat e Kosovës, dje kanë mbërritur në Turqi dhe janë akomoduar, duke e mbajtur edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme kualifikuese për Euro 2021 kundër Turqisë.

Me plotë zell e entuziazëm Dardanet punuan në teknikat dhe taktikat e ndryshme të parashtruara nga ana e përzgjedhëses Afërditë Fazlija.

“Në prag të këtij dueli po mbretëron një atmosferë jashtëzakonisht e mirë në radhët e Kombëtares dhe emëruesi i përbashkët i shtabit teknik dhe i futbollisteve është se në ballafaqim me Turqinë do të japin gjithçka nga vetja për një rezultat pozitiv, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova në këtë ndeshje vjen me shumë mungesa të futbollisteve cilësore por nuk do të thotë se Dardanet do të dorëzohen, përkundrazi do të luftojnë për fitore.

Kosova deri më tani ka tubuar 9 pikë nga gjashtë ndeshje.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet nga ora 18:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Edon Zhegrova kthehet me vetëbesim te Lille, shënon super gol në derbi

Edon Zhegrova kthehet me vetëbesim te Lille, shënon super gol në derbi

Ligue 1
Zhegrova i pandalshëm – shënon sërish në derbi, yll i mbrëmjes te Lille

Zhegrova i pandalshëm – shënon sërish në derbi, yll i mbrëmjes te Lille

Ligue 1
Messi zgjedh katër lojtarët që do fitojnë Topin e Artë në të ardhmen – shpërfill Bellinghamin

Messi zgjedh katër lojtarët që do fitojnë Topin e Artë në të ardhmen – shpërfill Bellinghamin

Ndërkombëtare
A ka ardhur koha që Edon Zhegrova të jetë lider i ri i Kosovës?

A ka ardhur koha që Edon Zhegrova të jetë lider i ri i Kosovës?

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpoolit i refuzohet oferta prej 68 milionë eurosh për top yllin e Real Madridit

Liverpoolit i refuzohet oferta prej 68 milionë eurosh për top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori