LAJMI I FUNDIT:

Kosova pranohet në Asociacionin e Sporteve të Doganave Evropiane

Kosova pranohet në Asociacionin e Sporteve të Doganave Evropiane

Republika e Kosovës është pranuar në Asociacionin e Sporteve të Doganave Evropiane (“European Customs Sports Association”, ECSA).

Presidenti i këtij asociacioni,  Jan Hlinka, përmes njoftimit zyrtar ka informuar të premten në Ambasadën e Kosovës në Bruksel për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në ECSA, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

“Kam kënaqësinë e madhe t’ju informoj se në Mbledhjen e Përgjithshme të Asociacionit të Sporteve të Doganave Evropiane, është miratuar aplikacioni i Kosovës për anëtarësim. Jam i kënaqur të mirëpres Doganën e Kosovës në familjen tonë”.

ECSA, e cila kryesohet nga Republika Çeke, është organizatë ndërkombëtare që përfaqëson administratat doganore evropiane, dhe këtë vit feston 30-vjetorin e themelimit të saj.

Me Republikën e Kosovës si anëtaren më të re, ECSA numëron 24 anëtarë: Austri, Belgjikë, Republika Çeke, Qipro, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Hungari, Irlandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegjia, Polonia, Sllovakia, Suedia, DG Taxud, Turqi dhe Mbretëri e Bashkuar.

Qëllimi i ECSA është të forcojë lidhjet midis administratave doganore evropiane duke inkurajuar dhe organizuar aktivitete të përbashkëta sportive, duke promovuar bashkëpunimin sportiv dhe kulturor, si dhe mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet zyrtarëve doganorë.

Anëtarësimi në këtë organizatë është i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, pasi zyrtarët e saj doganorë tani e tutje do të marrin pjesë në aktivitetet e këtij asociacioni, bashkë me kolegët e administratave doganore të vendeve të ndryshme evropiane.

Aplikimi i Republikës së Kosovës është bërë në muajin shtator 2022, në përvjetorin e 23-të të themelimit të Doganës së Kosovës. Gjersa e veçanta e këtij anëtarësimi është se Dogana e Kosovës është e para administratë doganore nga Ballkani Perëndimor që bëhet anëtare në ECSA, si anëtare me të drejta dhe obligime të barabarta në mesin e administratave doganore evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori