LAJMI I FUNDIT:

Kosova po rrezikon të humbasë miliona në arbitrazh

Kosova po rrezikon të humbasë miliona në arbitrazh

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, e cila është mbajtur të mërkurën, ka dhënë vërejtje para kabinetit të tij të ministrave, për proceset me të cilat po përballet shteti i Kosovës në arbitrazh. Duke thënë se shteti po ka humbje, Mustafa ka propozuar që në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të formohet një grup i cili do të merrej me punët e arbitrazhit

Tri rastet e fundit të arbitrazhit, ku nga shteti i Kosovës po kërkohet një dëmshpërblim prej 100 milionë eurosh, kanë mobilizuar kryeministrin e vendit Isa Mustafa, i cili në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, e cila është mbajtur të mërkurën, ka dhënë vërejtje para kabinetit të tij të ministrave, për proceset me të cilat po përballet shteti i Kosovës në arbitrazh, shkruan Zëri.


Duke thënë se shteti po ka humbje, Mustafa ka propozuar që në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të formohet një grup i cili do të merrej me punët e arbitrazhit. Mustafa ka kërkuar vëmendje të veçantë për problemin e rasteve që po humben në gjykata të ndryshme dhe prej të cilave po dëmtohet Qeveria dhe buxheti i Republikës së Kosovës. /Telegrafi/