LAJMI I FUNDIT:

Kosova i plotëson 65% të nevojave me grurë (Video)

Kosova i plotëson 65% të nevojave me grurë (Video)

Vendosja e taksave mbrojtëse për miellin që importohet nga Serbia, ka bërë që të rritet interesimi për kultivimin e sipërfaqeve me grurë.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Vesel Krasniqi, gjatë një intervistë për telegrafin ka thënë se Kosova aktualisht ka të kultivuara me grurë 80 mijë hektarë.

“Kosova në bazë të pronave ka kapacitet 8.5 milionë banorë t’i furnizojë me grurë. Mirëpo 50 për qind e tokave me grurë nuk subvencionohen për shkak të kritereve. Është rrit interesimi i tokave të mbjella me grurë pasi masat e Kosovës karshi Serbisë ka reflektuar për mbjelljen e më shumë hektarëve me grurë”, tha Krasniqi.
Sipas tij, hektarët e kultivuar me grurë janë rritur. “Nga 70 mijë hektarë me grurë, masat janë rritur në 80 mijë hektarë hektar. Masat mbrojtëse kanë fuqizuar edhe mullistët. Çmimi i grurit që dorëzohet tek mullistët është rritur nga 14 centë për kilogram, në 18 centë”, theksoi zëvendësministri Krasniqi.

Por pavarësisht rritjes së sipërfaqeve të kultivuar me grurë, ende prodhimi vendor nuk na ngop me bukë.

“Për momentin Kosova i plotëson rreth 65 për qind të nevojave me grurë”, ka bërë të ditur zëvendësministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi. /Telegrafi/