Bujqësia kosovare mund të përfitojë nga përvoja e Iowas, e cila njihet si një ndër shtetet me bujqësinë më të zhvilluar në SHBA.
Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij zyrtare në shtetin Iowa të SHBA-ve, në takimin që pati me drejtuesit e Byrosë së Fermerëve, e cila është organizata më e madhe në Iowa, që përfaqëson interesat e rreth 160 mijë familjeve që kryesisht merren me bujqësi.
Gjatë këtij takimi, mes tjerash ata kanë diskutuar për format e ndryshme të organizimit të fermerëve dhe bashkëpunimit me institucione për hartimin e politikave dhe legjislacionit, si dhe mundësitë e bashkëpunimeve të tjera mes dy vendeve.
Po ashtu, ministri Krasniqi ka takuar edhe drejtuesit dhe anëtarët e degës në Pleasantville të programit “Future Farmers of America”, e cila është një organizatë me mbi 600 mijë nxënës anë e mbanë SHBA-ve që merret me programe shkollimi dhe edukimi për të rinjtë në fushën e bujqësisë dhe lidershipit.
Me këtë rast, ministri ka parë për së afërmi kurset dhe aktivitetet e kësaj organizate për edukimin e të rinjve dhe impaktin që ka në bujqësi, ku kanë diskutuar edhe për gjetjen e mënyrave konkrete për të adoptuar pjesë të këtij programi në të ardhmen për nxënësit kosovarë që mund të kenë interes për t’u marrë me bujqësi.
Gjatë ditës, ministri Krasniqi ka vizituar edhe disa ferma të mëdha në Iowa, duke parë nga afër mënyrën e organizimit dhe punës që bëhet në ato ferma. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
GoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë