LAJMI I FUNDIT:

Kosova në sytë e mediave zvicerane – për çfarë dhe sa shpesh raportojnë ato për zhvillimet në vendin tonë

Kosova në sytë e mediave zvicerane – për çfarë dhe sa shpesh raportojnë ato për zhvillimet në vendin tonë

Ngjarjet që ndodhën në Kosovë gjatë vitit 2023, sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë vit kanë zënë vend në ballinat e shumë mediave ndërkombëtare.

Për zhvillimet në vendin tonë kanë raportuar edhe mediat zvicerane. Një gjë të tillë e kanë bërë mediat e mëdha në Zvicër siç janë: “Radio dhe Televizioni zviceran (SRF)”, “Blick.ch” dhe gazeta “Tages-Anzeiger”.


Nga redaksia e Radios dhe Televizionit zviceran (SRF), kanë bërë të ditur për Telegrafin se gjatë këtij viti kanë publikuar rreth 50 storie lidhur me zhvillimet në Kosovë, derisa kanë shtuar se Kosova është vend i rëndësishëm për ta.

“Kosova është një vend i rëndësishëm për ne. Ne kemi kontingjentin më të madh të ushtrisë jashtë vendit në Kosovë dhe një komunitet të madh shqiptar në Zvicër. Ne kemi publikuar rreth 50 histori të lidhura me Kosovën të kombinuara në Radio dhe TV gjatë vitit 2023. Pra, në thelb një histori në javë. Përveç kësaj, ne kemi publikuar 37 artikuj lajmesh në aplikacionin tonë të lajmeve për Kosovën”, thuhet në përgjigjen e mediumit SRF.

Tutje nga Radio dhe Televizioni zviceran (SRF), kanë treguar se për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, interesi për zhvillimet në Kosovë është i madh.

“Për shkak të komunitetit të madh të shqiptarëve dhe serbëve nga këto vende, interesimi për histori nga ky rajon në përgjithësi dhe nga Kosova në veçanti, është i madh”, kanë treguar tutje për Telegrafin nga SRF.

Të pyetur se në mesin e stafit a kanë gazetarë shqiptarë dhe sa gazetarë merren kryesisht me ngjarjet në Kosovës, redaksia e SRF-së ka treguar se kanë nga një korrespondent (për Radio dhe TV) për të gjithë rajonin (Ballkani dhe Evropën Lindore), gjithashtu në Cyrih kemi një redaksi ndërkombëtare, ku shumë kolegë shkruajnë dhe raportojnë për të gjitha vendet (përfshirë Kosovën).

Rëndësi të veçantë zhvillimeve në Kosovë gjatë vitit 2023, i ka kushtuar edhe e përditshmja “Blick.ch”.

Për Telegrafin nga “Blick.ch” ka treguar se raporton rregullisht për politikën e Kosovës dhe zhvillimet këtu.

“Blick raporton rregullisht për politikën e Kosovës (së fundmi në një intervistë me kryeministrin Albin Kurti) si dhe për tensionet ende ekzistuese në rajon (së fundmi në një raport se si ushtarët zviceranë po ndihmojnë përpjekjet për paqe në Kosovë). Meqenëse disa nga futbollistët tanë kombëtarë kanë lidhje familjare me Kosovën, vendi është rregullisht temë edhe në rubrikën tonë sportive”, thuhet në përgjigjen e redaksisë së “Blick.ch”.

Ngjashëm me mediumin “SRF”, edhe “Blick.ch” ka treguar se lexuesit e saj janë shumë të interesuar për zhvillimet në Kosovë.

“Zvicra ka një diasporë të madhe kosovarësh (më shumë se 200,000 njerëz) dhe ne jemi të kënaqur që kemi një lexues shumë besnik në këtë grup demografik dhe rrjedhimisht, historitë e mira për Kosovën – po aq histori të mira në çdo shtet tjetër – po tërheqin shumë vëmendje”, thuhet tutje në përgjigjen e tyre.

“Blick.ch” ka shtuar se brenda redaksisë së tyre nuk është se kanë ndonjë rubrikë të ndarë vetëm për Kosovën. “Ne kemi rubrikën ndërkombëtare, sportive e politike dhe që të gjithë shkruajnë për Kosovën sa herë që ka një ngjarje/zhvillim të madh”.

Brenda stafit të tyre ka edhe shqiptarë që punojnë në të përditshmen “Blick.ch”, njëra ndër to është edhe Qendresa Llugiqi.

“Qendresa Llugiqi është për shembull një nga gazetaret më të mira në ekipin tonë të lajmeve. Fanol Ajdari është një nga ekspertët e sportit në ekipin tonë të rrjeteve sociale”, kanë treguar për Telegrafin nga “Blick.ch”.

Por nuk janë vetëm këto dy mediume që kanë raportuar për zhvillimet në Kosovë, ngjashëm ka bërë edhe gazeta “Tages Anzeiger”, e cila është themeluar në vitin 1893.

Për Telegrafin kanë treguar se kjo gazetë arrin pothuajse 400,000 lexues çdo ditë dhe është ndër gazetar më me ndikim në Zvicër.

“Ne raportojmë rregullisht për zhvillimet politike dhe sociale në Ballkan dhe në Kosovë në veçanti. Në Zvicër jetojnë rreth 250,000 njerëz me prejardhje shqiptare, shumica prej tyre me rrënjë nga Kosova”, thuhet në përgjigjen e tyre.

“Tages Anzeiger”, ka shtuar se lexuesit shpesh janë të interesuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe se për ngjarjet në vendin tonë raportojnë disa gazetarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori