LAJMI I FUNDIT:

Kosova në mesin e pak shteteve që kufizon lëvizjen, qytetarët mendime të ndryshme për masat e Qeverisë

Kosova në mesin e pak shteteve që kufizon lëvizjen, qytetarët mendime të ndryshme për masat e Qeverisë

Kosova është ndër pak shtete të cilat vazhdojnë ta përdorin kufizimin kohor të lëvizjes së qytetarëve, si masë për luftimin e përhapjes së pandemisë Covid-19. Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë se me miratimin e Ligjit për pandeminë u krijua bazë e mirë ligjore për marrjen e një vendimi të tillë.

Që nga koha kur në Kosovë u shfaqën rastet e para të infektimit me Covid-19, qytetarëve iu imponuan kufizime kohore të lëvizjes në publik.

Në fund të marsit, Gjykata Kushtetuese i kishte konsideruar si të jashtëligjshme vendimet e qeverisëse atëhershme Kurti për karantinim të disa komunave, mirëpo tash, që nga miratimi ligjit për luftimin e pandemisë, i ka të dhënë të drejtë qeverisë për ndërmarrjen e vendimeve të tilla.

Avokati i popullit, Hilmi Jashari, thotë se ligji i ri ka vënë një bazament adekuat.

“Meqenëse Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një ligj për luftë kundër pandemisë, tash është krijuar një bazë ligjore të cilën më parë në dy vendime të mëhershme Gjykata Kushtetuese e kishte kontestuar dhe kishte dhënë vlerësimet e veta se vendimet nga qeveritë paraprake që ishin marrë ishin kundër kushtetuese dhe të cilat nuk kishin bazë ligjore, tanimë kjo dilemë është larguar dhe ky ka qenë kryefjala e gjithë problemit që e kemi pas për të gjitha masat që qeveria edhe e atëhershmja, edhe e aktualja kanë marrë për luftë kundër pandemisë. Ligji tashmë ka vënë një bazament adekuat”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hilmi Jashari.

Megjithatë, Behgjet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen të Drejtën dhe Liritë e Njeriut, thotë se nuk ka dëgjuar për ndonjë vend në rajon i cili vazhdon të ketë kufizime të tilla kohore.

“Unë nuk e di që një vend në rajon ka kufizime të lirisë së lëvizjes. Nuk ka Maqedonia Veriore, nuk ka Shqipëria, nuk ka Mali i Zi, nuk ma merr mendja që ka Serbia, pra në rajon nuk ka ndonjë shtet që ua kufizon lirinë e lëvizjes qytetarëve, sikur që e bën Kosovë, mirëpo ata kanë marrë masa me veprime të tjera, për ta mbajtur nën kontroll edhe grumbullimin e qytetarëve dhe për ta minimizuar rrezikun e pandemisë”, deklaroi Behgjet Shala, përcjell Telegrafi.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çështje.

“Sipas mendimit tim, kufizimet duhet të vazhdojnë për shkak të sigurisë, apo tubimit të njerëzve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, qytetarja Bukurije Hajra.

“Populli duhet të lirohet e jo të shtrëngohet në vazhdimësi. Kufizimet kanë qenë nga marsi por nuk kanë pasur efekt”, thotë qytetari tjetër Sejdi Halimi.

“Mua më duket se pikërisht kur në momentin që njerëzit duan të çlodhen, vjen koha kur duhet të shkojnë në shtëpi”, thotë qytetari tjetër Izet Dushi.

Para disa javësh, Qeveria Hoti ka vendosur kufizim e ri të lëvizjes, i cili është prej orës 22:30, e deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Me ligjin e pandemisë, ata që lëvizin pa ndonjë arsye të veçantë gjatë këtij orari mund të gjobiten deri në 500 euro./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori