LAJMI I FUNDIT:

Kosova në mesin e fotografive më të bukura të zëvendëspresidentit amerikan (Foto)

Kosova në mesin e fotografive më të bukura të zëvendëspresidentit amerikan (Foto)

Vitin e kaluar, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, ka shënuar mbi 1 milion milje të kaluara me aeroplanin e tij zyrtar, “Air Force Two”.

Qoftë në fluturimin e tij drejt shtëpisë në Wilmingto, Delaware apo në Kosovë, fotografi zyrtar i zëvendëspresidentit, David Lienemann është aty për të shkrepur aparatin në shumicën e rrugëtimeve të Biden.


Së fundmi, Lienemann ka përzgjedhur disa nga fotografitë e realizuara në udhëtimet zyrtare të Biden dhe i ka publikuar ato në ueb faqen e tij, e në mesin e fotografive të tija të preferuara ai ka zgjedhur edhe dy imazhe të realizuara gjatë vizitës së zëvendëspresidentit amerikan në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Imazhet e Lienmann për Biden, janë realizuar në një kohë prej 7 vitesh edhe në mesin e tyre figurojnë dy fotografi nga Kosova: njëra në Aeroportin e Prishtinës, dhe tjetra në Manastirin e Deçanit.

b2

Aeroporti i Prishtinës, 22 Maj 2009

b3

Gjatë vizitës së tij në Manastirin e Deçanit, 21 Maj 2009