LAJMI I FUNDIT:

Kosova në fazën më të vështirë që nga paslufta

Kosova në fazën më të vështirë që nga paslufta

Njohësi i proceseve ekonomike, që për dy mandate ishte kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosova është para sfidave më të mëdha që nga paslufta.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka theksuar se në vend se të bëhet progres është duke u bërë regres. Kjo, sipas tij, më së miri mund të shihet me performancën institucionale, ku agjenda politike është dominante dhe zgjidhja e problemeve ekonomike nuk është temë kyçe.
Gërxhaliu ka bërë me dije se kësaj qeverie po i mungon guximi për vendimmarrje.


“Sot mungon guximi për vendimmarrje, për të larguar apo dhe ndërruar qasjen e gabuar, sepse çdo gjë është çështje e koalicionit dhe marrëveshjeve partiake, duke dëmtuar kështu proceset ekonomike”, ka thënë Gërxhaliu. /Telegrafi/