Në kuadër të integrimit bilateral të tregut të energjisë Kosovë-Shqipëri, sot në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik është mbajtur takimi i akterëve kyç të këtij sektori me ç’rast, USAID RE-Power Project ka prezantuar draftin e participimit të Kosovës në Bursën Energjetike të Shqipërisë.
Me inkuadrimin e Kosovës në BSHE, vendi do të jetë në gjendje më lehtë të përmbush zotimet e marra në kuadër aplikimit të masave të buta ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë, tregu ynë do të ketë një efiçiencë më të lartë të operimit, rritet konkurrenca, krijon qasje të palëve të treta në këtë treg unik dhe anasjelltas si dhe mundëson burime të reja ndihmëse dhe balancimit.
Përfaqësues të institucioneve qeveritare, rregullatorë, operatorë të energjisë dhe përfaqësueses të USAID – Kosova dhe USAID –Shqipëria, duke diskutuar mbi draftin e participimit të Kosovës në BSHE, ata vlerësuan se Kosova ka për obligim të emërojë një ONTE, por kostoja e aktivitetit do të jetë e lartë dhe tregu vetanak do të jetë jolikuid.
Me tej u theksua se përfshirja në BSHE kërkon që paraprakisht të bëhen disa ndryshime në legjislacion, rregullat e tregut dhe licencimit si dhe Rregullat e SEE CAO duhet ta akomodojë bashkimin e tregut të energjisë. Për përmbushjen e këtyre obligimeve nevojitet të krijohet një Komitet Drejtues me përfaqësues të Qeverisë, ZRRE-së dhe KOSTT.
Po ashtu në këtë takim pjesëmarrësit u pajtuan që gjatë muajt Nëntor të ketë një takim të përbashkët me palën e Shqipërisë për të diskutuar mbi hapat e ardhshëm në procesin e tregut të përbashkët.
Ndryshe, Projekti i Bursës Shqiptare të Energjisë (BSHE) është pjesë e modelit të ri të tregut të energjisë, që përshtatet me objektivat e Bashkimit Evropian, që do të funksionojë në modelin e të gjitha bursave evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi
Rizvanolli: 101,41 milionë euro është fitimi në ndërmarrjet publike gjatë 2022-së
Sot u hap Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona