FBoxK përmes një njoftimi ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë turne ndërkombëtare.

“Me ftesë të Federatës së Boksit të Maqedonisë, Kosova do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar në Shtip të Maqedonisë që mbahet më 15.11.2014. Kosova do të përfaqësohet me katër boksier senior dhe një boksier junior”, është thënë në njoftimin e FBoxK-së.


Sipas këtij njoftimi, përfaqësuesja jonë do të përfaqësohet me Diell Vranoci 60 kg, Endrit Hadergjonaj 64 kg, Vebi Lulaj 69 kg dhe Vebi Lulaj 75 kg.

Përzgjedhës Xhevdet Peci, derisa gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli do të ndajë drejtësinë në këtë turne.

Ky turne është i mirëseardhur për boksierët tonë në prag të turneut të madh ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ që mbahet një javë më vonë në Gjakovë. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app