Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka bërë një hap gjigant për kualifikimin në play-offin e Kupës së Botës pas fitores ndaj Bullgarisë.

Edhe pse ishin në disavantazh, “Dardanet” arritën ta përmbysnin nga 0-1 në 2-1.


Bullgaria e mori një epërsi të hershme përmes Petrovas pas asistimit të Stefanovas (42’).

Megjithatë, Kosova u këndell në pjesën e dytë për të pasur fytyrë krejtësisht tjetër. Blerta Smaili me një gol të bukur e barazoi rezultatin (51’).

Ndërkohë, heroina e Kosovës ishte kapitenja Erëleta Mehmeti që shënoi pas asistimit të Ramadanit (90+6’).

Me këtë fitore, Kosova vazhdon si e pamposhtur me 12 pikë, tri më shumë se Kroacia ndërsa Bullgaria renditet e treta me tre sosh. Kujtojmë, vendi i parë avancon në play-off për kualifikimin në Kupën e Botës.

telegrafi sport app