LAJMI I FUNDIT:

Kosova lejon hyrjen e kamionëve nga Serbia, që nuk bartin mallra serbe

Kosova lejon hyrjen e kamionëve nga Serbia, që nuk bartin mallra serbe
Foto: Ilustrim

Në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë, në Merdar, po  lejohet  hyrja e kamionëve me targa serbe, por të cilët bartin mallra nga shtetet e tjera.

Ndërkohë, kamionët me targa serbe që bartin mallra serbe, vazhdon të mbesin të bllokuara pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur që ata të mos hyjnë në territorin e Republikës, njofton RTK


Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë hyrjen e kamionëve me targa të Serbisë si shenjë reagimi për kidnapimin e tre policëve kufitarë të Kosovës nga ana e Njësitit Special të Policisë së Serbisë, rast ky që ndodhi disa ditë më parë.

Policët ende po mbahen në paraburgim në serbi kurse faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje Serbisë t’i lirojë ata menjëherë dhe pa kushte.