Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka vlerësuar se Kosova nuk është aspak afër liberalizimit të vizave.
“Kosova është akoma larg liberalizimit. Unë nuk e besoj se mund t’i marrim vizat pa pasur rezultate konkrete në luftën kundër krimit e korrupsionit”, ka thënë ai në një prononcim për Zeri.info.
Nitaj më pas, ka thënë se asnjë nga qeveritë perëndimore nuk kanë qenë të gatshme ta procedojnë liberalizimin e vizave.
“Nuk është kurrfarë fshehtësie, se pavarësisht demarkacionit, asnjë nga qeveritë e vendeve perëndimore nuk kanë qenë të gatshme ta procedojnë me liberalizimin e vizave për Kosovën. Ka pengesa të tjera, që janë të pakapërcyeshme duket, dhe ndër to, sigurisht se është lufta e pamjaftueshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha ai.
Ndërkaq, ai ka vlerësuar se çështja e demarkacionit është standard i dyfishtë.
Ai në një prononcim për Zëri.info, ka thënë se kur opozita e ka thënë një gjë të tillë, presidenca e qeveria as që e kanë përmendur këtë gjë.
“Çështja e demarkacionit nuk ka se si të konsiderohet ndryshe, përpos standard i dyfishtë. Këtë kusht nuk e kanë pasur asnjë nga vendet e rajonit. Problemi është se kur ne si opozitë e kemi thënë se është e padrejtë që Kosova të kushtëzohet më demarkacionin për vizat, as presidenti e as kryeministri nuk kanë bërë zë“, ka deklaruar ai.
Megjithëkëtë, sipas anëtarit të kryesisë së AAK-së, kjo është një gjë pozitive, që tash presidenti e kryeparlamentari po konsiderojnë se BE-ja ka vënë standarde të dyfishta.
“Tash po flasin edhe ata se kjo është e padrejtë. Mirë po bëjnë që po flasin, sado që kjo tashmë mund të jetë vonë. Ata kanë mundur të kishin pasur një qasje tjetër ndaj kësaj teme, dhe që demarkacioni të ishte i përmbyllur. Nuk mjafton të thuhet diçka, por duhet të veprohet”, ka përfunduar ai. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Kryeziu: Përplasjet Qeveri-Presidencë në disfavor të Kosovës
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete