LAJMI I FUNDIT:

Kosova kërkon nga Franca që të ketë qasje pozitive për liberalizimin e vizave

Kosova kërkon nga Franca që të ketë qasje pozitive për liberalizimin e vizave

Gjatë një vizite zyrtare në Paris,  zv.kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi,  pati takime të ndara me anëtarë të Parlamentit Francez dhe me ambasadorin e Republikës së Austrisë në Francë, takime këto që ishin të fokusuara në afirmimin e mbështetjes së Qeverisë franceze për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Me deputetin e Parlamentit të Francës, Joachim Son – Forget, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i grupit për miqësi mes Kosovës dhe Francës, Gashi theksoi nevojën e mbështetjes së Presidentit të Francës në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke numëruar një varg argumentesh që ndërlidhen me përmbushjen e kritereve teknike që kërkohen nga BE-ja.

“Pa dyshim, Kosova e meriton liberalizimin dhe këtë qëndrim e kam mbrojtur tashmë një kohë të gjatë. Personalisht do të jem në kontakt me kabinetin e presidentit Macron, për të siguruar mbështetjen që Kosova sa më shpejt të ketë lëvizjen e lirë”, tha deputeti Son – Forget.

Në anën tjetër, zv. kryeministri Gashi u takua edhe me ambasadorin e Austrisë në Francë, Michael Linhart, shteti i të cilit mban edhe presidencën e Këshillit të BE-së apo siç njihet ndryshe Presidenca e BE-së, nga i cili po ashtu mori mbështetje të pa rezervë në përçimin e argumenteve të qëndrueshme tek autoritetet franceze dhe ato austriake se pse Kosova meriton liberalizimin e vizave.

“Gjithsesi kosovarët duhet të lëvizin lirshëm në Evropë. Këtë mesazh, duke ia bashkëngjitur të gjitha argumentet e tjera në favor të liberalizimit të vizave, do t’i përçoj si tek autoritetet austriake, ashtu edhe tek ato franceze”, premtoi Linhart. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori