LAJMI I FUNDIT:

Kosova i jep vizën e parë një shtetaseje nga Bangladeshi

Kosova i jep vizën e parë një shtetaseje nga Bangladeshi

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Dhaka të Bangladeshit, këtë të mërkurë u bë përurimi i shërbimeve konsullore. 

Me këtë rast, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i ka dhënë vizën e parë të lëshuar nga kjo ambasadë një shtetaseje nga Bangladeshi.


“Pas fjalës përshëndetëse nga Ambasadori z. Güner Ureya dhe Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, z. Shabbir Ahmad Choëdhury, Zëvendësministri z. Kreshnik Ahmeti, i dha vizën e parë të lëshuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Dhaka, znj.Meliha Iqbal, e cila do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet në këtë muaj në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media të MPJD-së.

Të pranishëm në këtë ngjarje, ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore të Bangladeshit si dhe ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Bangladesh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori