LAJMI I FUNDIT:

“Kosova e Re”, rrugës së “Brezovicës”: Rrezik nga rritja e çmimit të energjisë (Video)

“Kosova e Re”, rrugës së “Brezovicës”: Rrezik nga rritja e çmimit të energjisë  (Video)

Kanë kaluar më tepër se gjashtë muaj qëkur ministri Blerand Stavileci ka nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Por, që nga atëherë nuk ka pasur ndonjë lëvizje në këtë drejtim.


Pavarësisht kësaj, Ministria e Zhvillimit Ekonomik vazhdon të insistojë se gjithçka po ecën sipas planit.

Sipas njohësve të ekonomisë, ky projekt mund të ketë fatin e “Brezovicës”. Sipas tyre, realizimi i këtij projekti do të rriste çmimin e energjisë për 50 për qind, gjë që do të shkonte në kurriz të qytetarëve. /TribunaChannel/

/GazetaTribuna/