LAJMI I FUNDIT:

Kosova e motivuar, dëshiron fitore ndaj Norvegjisë

Kosova e motivuar, dëshiron fitore ndaj Norvegjisë
(Foto: basketbolli.com)

Momenti i të vërtetës ka ardhur. Kosova përballë Norvegjisë, në një ndeshje shumë të rëndësishme. Dardanët janë të motivuar dhe duan fitoren në shtëpi, të përkrahur edhe nga tifozët vendas.

Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe motivimi është i jashtëzakonshëm për fitore ndaj norvegjezëve. Takimi i parë kishte përfunduar 86-77 në të mirë të Norvegjisë, duke ‘obliguar’ basketbollistët e Kosovës të fitojnë këtë sfidë.


Në Grupin C të rrethit të parë parakualifikues për Eurobasket 2025, ku bën pjesë edhe Danimarka, të tri kombëtaret kanë nga një fitore e një humbje, ku të gjitha kanë gjasa të kualifikimit.

Për Kosovën është një rast i mirë të fitojë dhe në ndeshjen e fundit ndaj Danimarkës, të kërkojë kualifikimin tutje. Dardanët i kanë mundur danezët 78-73. Vendi i parë kualifikohet direkt, si dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Interesimi edhe nga tifozët është i madh dhe janë të etur për fitore.

Ndeshja Kosovë-Norvegji zhvillohet sonte nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” të Mitrovicës.

(Foto: basketbolli.com)

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori