Krasniqi është rritur si xhudiste afër Majlindës, ka stërvitur e stërvit bashkë me të, ka bërë sparing me të dhe ka mësuar shumë prej sportistes më të mirë në vend.

23-vjeçarja Kelmendi, që është kampione e dyfishtë e botës dhe kampione e Evropës, është frymëzim për 19-vjeçaren Krasniqi.


Por Distria - që është pjesë e klubit Ippon nga Peja, klubit që nxjerr kampionë - nuk mjaftohet vetëm me përballjet me kampionen në stërvitje, transmeton Koha.net.

Ajo është e vendosur që të ndjekë rrugën e saj edhe për sukseset e arritura ndërkombëtare.

Krasniqi para një jave arriti suksesin më të madh në karrierën e deritashme.

telegrafi sport app