LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Uran Ismaili dhe, ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.

Ministri Uran Ismaili, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tha se intensifikimi i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri edhe në fushën e shëndetësisë, është lajm i mirë për qytetarët e të dy vendeve.


“Sot e bëmë edhe një hap përpara fuqizimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona. E kjo do të jetë në shërbim të qytetarëve tanë, për të cilët do të përmirësojmë kushtet e shëndetit andej dhe këtej kufirit”, tha ministri Ismaili.

Kurse, ministrja e Shëndetësisë së Republikës së Shiqipërisë, Ogerta Manastirliu, tha se kjo marrëveshje do të mundësohen shumë bashkëpunime në të mirë të profesionistëve shëndetësorë dhe pacientëve.

Në bazë të kësaj marrëveshje, palët do të angazhohen për të nxitur: shkëmbimin e informacioneve dhe dokumentacionit mbi shëndetin në sektorët me interes të përbashkët; shkëmbimin e informacioneve mbi aparaturat e reja, produktet farmaceutike që kanë dëshmuar kosto-efikasitet dhe zhvillimet teknologjike në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, shkëmbimin e eksperteve dhe personelit shëndetësor ( mjekë) në funksion të përmirësimit të strukturave shëndetësore në dy vendet.

Po ashtu në bazë të kësaj marrëveshje, palët do të angazhohen për të nxitur ofrimin e shërbimit shëndetësor nga mjekët e Republikës së Kosovës për zonat kufitare të Republikës të Shqipërisë, pjesëmarrjen në kongreset dhe simpoziumet me karakter ndërkombëtar që do të trajtojnë aspekte të shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, të cilat do të mbahen në vendet përkatëse, dhe me kërkesë të secilës palë, bashkëpunimin për përgatitjen dhe prezantimin e projekteve të përbashkëta kërkimore zhvillimi, asistence teknike dhe formimi si dhe bashkëpunimin në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe sëmundjeve jo ngjitëse.

Po ashtu, me këtë rast, palët do të ngrenë një Komitet të Përbashkët Monitorimi dhe Koordinimi, me qëllim vlerësimin e prioriteteve në kuadër të bashkëpunimit, përgatitjen e plan veprimeve në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore dhe informimin periodik të dy ministrive mbi zhvillimet e këtij bashkëpunimi.

Ky Komitet do të shqyrtojë mundësitë dhe do të përcaktojë modalitetet e bashkëpunimit midis palëve, për prioritet në fushat, si: organizimin e sistemeve shëndetësore kombëtare përkatëse, fushën e përafrimit të legjislacionit me BE-në, organizmin e fondit të sigurimeve, sistemin e informimit shëndetësor, ndërmarrja e veprimeve operative të përbashkëta (inspektime) për zbulimin, identifikimin dhe dokumentimin për goditjen e veprimtarisë antiligjore të kryera nga individë apo grupe individësh në kujdesin shëndetësor në fushën e inspektoratit shëndetësor dhe inspektoratit farmaceutik etj.

Kurse, në bazë të kësaj marrëveshje, secila prej palëve, në rastet urgjente, që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, do të japë ndihmë mjekësore, qytetarëve të palës tjetër, gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm e të ligjshëm sipas legjislacionit përkatës të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori