Kosova është e rrethuar me vende që kanë çmime më të ulëta. Ndërsa, vet dominon me çmime të larta. KosovaPress ka blerë disa produkte të njëjta në katër vende: Prishtinë, Tiranë, Preshevë dhe Shkup, ku është vërtetuar që në Prishtinë, janë çmimet më të larta.
Çmimet e ushqimeve në vendet e rajonit, pothuajse janë të njëjta me ato të Evropës. Pavarësisht se këto vende, radhiten me shkallë të papunësisë së lartë.
Për të parë se në cilat vende janë çmimet më të larta, KP ka bërë një hulumtim. Në këto katër vende janë blerë: vaji, sheqeri, kripa, mielli, një pako vezë, kafe, qumësht, domate dhe qepë. E çmimet më të larta kanë qenë në Prishtinë.
1 litër vaj, një pako sheqer, miell, kripë, ve, kafe, qumësht, domate dhe qepë, kanë kushtuar tetë euro e 66 cent, në njërën nga marketet e kryeqytetit.
E këto çmime, vështirë të përballueshme po janë për qytetarët. Hasan Syla nga Prishtina, thotë se me pagat mujore që sigurojnë, është shumë vështirë të mbijetojnë.
“ Çmimet në krahasim me rrogat që i kemi janë të larta. Ne i kemi çmimet të barabarta me gjashtë shtetet e Evropës që janë. I kemi disa çmime të barabarta me ta. Kurse rrogat i kemi shumë më të ulta se ata… Ne i përballojmë po qysh i përballojmë, ne 30 për qind nuk mundemi me i përballu. Nuk përballohen me 75 euro me 150 euro. Një person i shpenzon ato, jo familja ”, ka thënë Hasan Syla.
E njëjtë thotë edhe Pajazit Halimi.
Halimi:Në Kosovë është një kllapë e madhe (Video)
“Çmimet këtu në Kosovë , për çmimet se jemi ne këtu si punëtor, që marrim pagën 250 euro, janë shumë të larta… në Kosovë është një kllapë e madhe, janë duke bërë me punëtorët maltretime me rroga 250 euro, kjo është një katastrofë e madhe”, tha Halimi.
Ali Hajra thotë se artikujt e përditshëm kanë një çmim të lartë, dhe se janë dyfishi i vitit të kaluar.
“Çmimet janë mjerisht të larta dhe kur dalin publikisht thonë, në vitin e kaluar kaq dhe tash një zero për qind ose një për qind janë më të larta që nuk është e vërtetë fare. Me artikujt që i kemi të përditshëm çmimet janë shumë shumë më të larta, dyfishi i vitit të kaluar. Ne ato në kurrizin tonë i hetojmë. Dhe është turp që me të vërtetë askushi nuk ndërmerr diçka për të pasur më tepër nën kontroll lëvizjen e çmimeve” tha ai.
Të njëjtat produkte janë blerë edhe në Preshevë. Të cilat kushtuan 6,88 cent.
Por, qytetarë të Preshevës thonë se këto çmime janë katastrofale për të.
“Çmimet janë katastrofale krahasuar me qytetet e mdhaja , si për shembull Beogradi, Nishi. Paga nuk marrim hiç. Pagat janë shumë të ulta. Këtu ka do të thotë krizë”, tha ai.
“Duke e pasur parasysh papunësinë këtu, papunësinë e lartë që është dhe rrogat e ulëta, çmimet nuk janë edhe të ulëta. Janë më shumë se sa që duhet të jenë. Duhet të jenë më të ulta. Më shumë duhet punuar për të ulin papunësinë”, tha Bina.
Të gjitha këto produkte në Shkup kanë kushtuar tetë euro e gjashtë cent.
Brahim Kadrija jeton në Zvicër, dhe sa herë që vjen në Shkup për pushime, thotë se shpenzon shumë, për shkak të çmimeve të larta.
“Nuk janë për neve shumë të larta, por për këta që jetojnë këtu janë të shtrenjta. Më shtrenjt i kanë. Prej kur jam ardh 1000 franga i kam shpenzu”,tha ai.
Njëjtë thotë edhe Shaban Ajtini.
“Çmimet këtu janë shumë të larta dhe me rrogën e ktuhit, nuk mund të arrijmë. Për ne që punojmë jashtë, çmimet janë të vogla, amo për këta që jetojnë këtu janë shumë çmimet e larta”, tha ai.
Produktet të cilat janë blerë në Tiranë, kanë pasur çmim pothuajse të njëjtë me atë të Prishtinës. Të gjitha këto gjithsej kanë kushtuar tetë euro e 53 cent.
“ Në kuptimin e çmimeve, në atë se sa kemi të ardhura ne si pensionist, për neve janë një çik të shtrejta. Për mu, nuk i përballoj dot”, tha ai.
“ Krahasuar me tregun, duke filluar nga qiratë dhe me radhë, çmimet janë relativisht të larta…. Fajtor normalisht janë qeveritë, ata që programojnë zhvillimin e vendit. Normalisht ky vend do të kishte ecur me hapa më të mirë të mirëqenies”, tha Hoxha.
“Unë si pensionist them që të paktën në familjen time përballojmë me vështirësi ato të cilat janë të domosdoshme. Pra, nuk bëhet fjalë për shpenzime shtesë”, tha Malolli.
Kosova, aktualisht ka 30 për qind të popullsisë të papunë. Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.8%, krahasuar me meshkujt, 29.5%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 55.0%.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre