LAJMI I FUNDIT:

Kosova brenda një viti importon 200 mijë kilogramë mish nga Belgjika

Kosova brenda një viti importon 200 mijë kilogramë mish nga Belgjika
Quality control expert inspecting at meat in the laboratory

Publikimi i skandalit të mishit të importuar nga Belgjika ka vënë në dyshim cilësinë e produkteve të cilat konsumohen në Kosovë. Brenda një viti në Kosovë importohen 40 milionë kilogramë mish, prej tyre 200 mijë kilogramë vetëm nga Belgjika.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për Telegrafin se importi i mishit nga Belgjika për në Kosovë është i ulet në raport me sasinë konsumuese vjetore. “Nga Belgjika mesatarisht kemi rreth 200.000 kg brenda vitit e cila paraqet rreth 0.5% e tërë importit të mishit”, tha ai.

OEK: Skandali me "mishin belg" alarm i fundit për veprim institucional
Lexo po ashtu OEK: Skandali me "mishin belg" alarm i fundit për veprim institucional

Sipas Stavilecit, Kosova më së shumti importon mish të pulës. ” Në Kosovë brenda një vitit importohen mbi 40 milionë kg e të gjitha llojeve së bashku. Sipas statistikave tona më së shumti brenda një viti Kosova importon mishin e shpezëve (pule). Derisa origjina e mishit të cilat importohen më së shumti në Kosovë janë kryesisht nga SHBA, Brazil, Argjentinë, Holandë”, ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Media belge: Mishi i eksportuar në Kosovë ishte 12 vjet i vjetër
Lexo po ashtu Media belge: Mishi i eksportuar në Kosovë ishte 12 vjet i vjetër

Dogana e Kosovës sipas tij, kontrollon produktet e mishit në kuadër të tarifimit dhe vlerësimit të saktë, kurse për cilësinë e importeve të ushqimit duke përfshirë edhe mishit është në përgjegjësi të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Mediat belge: Kosova e zbuloi skandalin me mishin e prishur dhe nisën hetimet
Lexo po ashtu Mediat belge: Kosova e zbuloi skandalin me mishin e prishur dhe nisën hetimet

“Para se të fillojë zhdoganimi i mallrave ushqimore duhet të inspektohen dhe paraqitet certifikata për secilin import të produkteve ushqimore, certifikatë e cila lëshohet nga AUV”, tha zëdhënësi Stavileci. /Telegrafi/