LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Serbët të qëndrojnë në Kosovë dhe të kontribuojnë në të ardhmen e saj

Kosnett: Serbët të qëndrojnë në Kosovë dhe të kontribuojnë në të ardhmen e saj
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka theksuar se serbët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë dhe bashkë më komunitetet e tjera të punojnë në paqe.
Diplomati amerikan ka qëndruar sot në dy komunat me shumicë serbe në Kosovë, Partesh dhe Graçanicë.
Sipas tij, është e rëndësishme që serbët të jetojnë në shtëpitë e tyre dhe të kontribuojnë në të ardhmen e Kosovës.

“Dua të jem optimist për të ardhmen e komunitetit serb në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme që serbët vazhdojnë të jetojnë këtu. Është poashtu e rëndësishme që ata ndihen të mirëpritur. Këtu duhet të ketë një të ardhme ku të gjithë komunitetet duhet të ndjehen në shtëpinë e tyre. Që të ndihen të lirë të punojnë në paqe, në të dy shtetet, në të gjitha shtetet e rajonit”, ka thënë Kosnett në një medium serb në Kosovë.

Ai ka thënë se serbët duhet ta ndërtojnë të ardhmen në Kosovë dhe kështu e ndërtojnë edhe të ardhmen e vendit,


“Unë mendoj që vetëm duke jetuar dhe ndërtuar të ardhmen për fëmijët e tyre, komuniteti serb është duke dhënë kontribut në të ardhmen e Kosovës”, është shprehur ambasadori amerikan.

Kosnett thotë se Kosova dhe SHBA kanë të përbashkët diverstitetin dhe se kështu duhet të qëndrojnë gjithmonë.

“Për një amerikan, të jetë në shtet multikultural, multireligjioz është një gjë normale. Unë kam thënë se e përbashkëta e Kosovës dhe Amerikës është diverstiteti i njerëzve. Dhe, shpresoj se kështu do të jetë gjithmonë”, ka thënë diplomati amerikan.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori