LAJMI I FUNDIT:

Kosnett kritikon Qeverinë në largim për udhëtimet e panevojshme jashtë vendit

Kosnett kritikon Qeverinë në largim për udhëtimet e panevojshme jashtë vendit

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, ka kritikuar qeverinë në largim për shpenzimin e parave të shtetit në udhëtime jashtë vendit.

Kosnett në një poztim në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se Zyrën Kombëtare të Audimit paralajmëron që udhëtimi i Qeverisë së Kosovës është i panevojshëm.


“Zyra Kombëtare e Auditimit paralajmëron që udhëtimi i qeverisë së Kosovës është i panevojshëm dhe i kotë. Donatorët janë zotuar të mos e financojnë udhëtimin kur puna – si strategjia dhe seancat e shkrimit – mund të bëhen lehtësisht në Kosovë. A do të angazhohet qeveria e re ta bëjë të njëjtën gjë?”, ka shkruar Kosnett./Telegrafi/