Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett tha sot se mbështetja për prosperitetin e Kosovës, sundimin e ligjit dhe paqen me fqinjët, janë aspektet kryesore strategjike të vendit të tij dhe se ndihma ekonomike për Kosovën ka qenë gjithmonë e përqendruar t’i mundësojë vendit rrugën drejt së ardhmes.
Ai gjatë një takimi virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, ka folur për marrëveshjen për normalizim ekonomik, e cila u nënshkrua nga Kosova dhe Serbia në Uashington më 4 shtator, me ndërmjetësimin e palës amerikane.
Diplomati amerikan e ka quajtur të rëndësishme partneritetin e fuqishëm që shteti amerikan ka me komunitetin e biznesit në Kosovë, duke thënë se qëllimi kryesor i politikës amerikane viteve të fundit kanë qenë iniciativat ekonomike për t’iu mundësuar qytetarëve një të ardhme më të mirë.
“Është e vështirë të ndash politikën nga ekonomia, por mund të ju them se kur injorohet ekonomia dhe kur injorohen përfitimet që qytetarët e zakonshëm shohin nga iniciativat politike, është shumë e vështirë të ecësh përpara,” tha ambasadori Kosnett.
Diplomati amerikan shpjegoi se Ambasada amerikane dhe partnerët e saj në Uashington mbështesin Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e marrëveshjes së 4 nëntorit, duke pasur parasysh se përmirësimi i jetës së qytetarëve është thelbësor për ndërtimin e ekonomisë së rajonit.
“Nëse shikoni në hartën e Ballkanit, Kosova është në mes të hartës. Fqinjët e Kosovës kanë nevojë për Kosovën po aq sa Kosova ka nevojë për fqinjët e saj, për të ndërtuar një ekonomi rajonale dhe për të ndërtuar një infrastrukturë rajonale,” tha Kosnett.
Ai ndërkaq shtoi se është e rëndësishme që Kosova të tejkalojë rezervimet e saj rreth CEFTA-s dhe Mini-Shëngenit dhe të punojë me partnerët e saj rajonalë.
Ndërsa, John Jovanoviq, drejtor menaxhues për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Egjeut në Korporatën Zhvillimore Financiare (DFC) tha se pjesa kryesore e objektivave të DFC në rajon është të zgjerojë mjetet financiare në dispozicion të Kosovës, në mënyrë që të fuqizojë ekonominë e saj përmes investimeve nga tregjet globale.
“Sa i përket qëllimeve tona të zhvillimit rajonal – ato përqendrohen në luftimin e ikjes së trurit, duke u ofruar të rinjve mundësi bindëse ekonomike për të qëndruar dhe për të qenë të suksesshëm në rajon. DFC gjithashtu fokusohet në krijimin e kushteve më të qëndrueshme rajonale në aspektin e energjisë dhe telekomunikacionit, si dhe në përmirësimin e bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik rajonal, i cili do të rezultojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike të rajonit”, deklaroi Jovanoviq.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se marrëveshja për normalizim ekonomik do të hapë mundësi të reja për zhvillim ekonomik.
Ai theksoi rëndësinë e hapjes së mundësive të reja të financimit nga Korporata Financiare Zhvillimore dhe Banka EXIM për zhvillimin e infrastrukturës transportuese, lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrëset gra.
Edhe kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se implementimi i dispozitave të marrëveshjes së Uashingtonit do të ndihmojë jo vetëm në adresimin e çështjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të çështjeve tjera që ndikojnë negativisht zhvillimin ekonomik të tërë rajonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjosa Osmani fituese e Citroen C3 në lojën e rrjetit të marketeve Eli – Ab

Restauranti më cool në qytet ka hapur dyert - MeetPoint është vendi për familje e shoqëri

Kompania kosovare vjen me super risi, pak para vitit të ri!

Perjetoni magjinë e vjeshtës me biskota dhe llokuma vendor - LIRI

“Numri që keni thirrur për momentin nuk është në dispozicion” – Vala njofton se ka probleme teknike

Festo ditëlindjen në VitaLand - oferta fantastike!

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Pesë trajnerët që mund të zëvendësojnë Ten Hagun te Man United

Arsyeja e çuditshme pse Lamine Yamal ‘u zhduk’ për nëntë minuta në ndeshjen Porto-Barcelona

Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës është korrekte me ne

Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin "pothuajse të nënshtruar" në CNN

Elshani: Njërin terrorist në Banjskë e zumë duke fjetur

Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë