LAJMI I FUNDIT:

Kosnett i kërkon Haradinajt që 50 përqind e kabinetit qeveritar të jenë gra

Kosnett i kërkon Haradinajt që 50 përqind e kabinetit qeveritar të jenë gra

Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), ka organizuar ngjarjen vjetore “Java e Grave”, ku u diskutua për Integritetin e proceseve politike në nivelin lokal.

Me këtë rast, u theksua se Kosova ka mangësi në angazhimin e grave në proceset vendimmarrëse dhe duhet angazhim më i madh që kjo të funksionalizohet.


Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, theksoi se në Kosovë gjithmonë i është kushtuar avancimit të rolin të grave ku, sipas tij janë larguar shumë tabu, ndërsa tha se sfidë mbetet bartja e trashëgimisë në pronë që po ka probleme.

“Ideja e kuotës, në fillim e padrejtë, mirëpo tash është kthyer në normë e cila vazhdimisht po respektohet. Shpresoj që gjitha partitë politike të ruajnë rolin që femra të përfaqësohet”, ka thënë ai.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori Amerikan, Philip Kosnett i cili u shpreh se fuqizimi i grave nuk është vetëm punë e grave, por është përgjegjësi e të gjithëve.

Duke folur për rolin e grave në shoqërinë kosovare, diplomati amerikan tha se rreth 50 për qind e popullatës në Kosovë po pengohen në shoqëri duke mos qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse.

“Kur njerëzit e dëgjojnë fjalën integritet, mendojnë ndershmërinë, por ekziston dhe një fjalë tjetër që ka të bëjë me bashkimin, paanshmërinë, plotësinë. E Kosova nuk është e plotë, 50 për qind e popullatës së saj pengohet në shoqëri. Kur gratë janë pjesë e procesit vendimmarrës, rritë produktivitetin e një vendi. Kur gratë shërbejnë në qeveri, ato janë më pak të korruptuara. Gratë në Kosovë po bëjnë gjëra të mëdha”, tha ai.

Ambasadori Kosnett i kërkoi kryeministrit Haradinaj, që rreth 50 përqind të kabinetit të tij të jenë gra.

Ndërsa, gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Donikë Dobruna, u shpreh e lumtur me angazhimin e saj. Duke përmendur sundimin e ligjit në Kosovë, tha se ai duhet të jetë më efikas dhe i pavarur./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori