LAJMI I FUNDIT:

KosLift hapë raundin e tretë të aplikimeve për trajnimet online falas për studentët e UP-së dhe RIT Kosovë (A.U.K)

KosLift hapë raundin e tretë të aplikimeve për trajnimet online falas për studentët e UP-së dhe RIT Kosovë (A.U.K)

KosLift është projekt që ka filluar punën në dhjetor 2018 dhe ka për qëllim t’i ngrit; aftësitë dhe kapacitetet e studentëve, në mënyrë që këta të rinj të jenë të gatshëm dhe konkurrues në bazë të kërkesave të tregut të punës në Kosovë.

Projekti financohet nga Ambasada Norvegjeze dhe implementohet nga IPKO Foundation në bashkëpunim me RIT Kosovë (A.U.K).

KosLift ka për qëllim të mbështesë deri në 1000 studentë të Universitetit të Prishtinës (duke përfshirë edhe universitet tjera publike të vendit) dhe RIT Kosovë (A.U.K), si dhe rreth 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK-ut dhe prodhimit. Deri më tani rreth 600 studentë, 20 biznese dhe mbi 50 mentorë e profesorë kanë përfituar dhe kanë qenë të përfshirë në fazën e parë të projektit.

KosLift përbëhet nga 3 komponentë kryesorë: Trajnimet Online, Trajnimet Profesionale dhe Sfidat e Dizajnit.

Trajnimet Online: 

Studentët të cilët aplikojnë në kurset online do të kalojnë nëpër fazën e parë të trajnimeve online e cila përfshinë 11 kurse të ndryshme. Pas përfundimit të të gjitha kurseve, ata do të shpërblehen me diploma të përfundimit me sukses të kurseve online dhe për më shumë do të marrin aftësi bazike për teknikat e zhvillimit dhe hulumtimit. Kurset përfshijnë fusha të ndryshme, duke filluar prej atyre që zhvillojnë aftësitë kritike, kreative, komunikim, dhe si duhet të punohet në grupe e deri tek menaxhimi i projekteve, dizajnimi e programimi.

Aplikacioni është i hapur deri më 26 mars 2020. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e regjistruar si në nivelin Bachelor ashtu edhe Master. Për më shumë detaje se si të aplikoni vizitoni web-faqen e KosLift.

Artikull i sponzorizuar