LAJMI I FUNDIT:

Kosbit LLC, kompani lidere në ofrimin e shërbimeve në fushën e Teknologjisë Informative

Kosbit LLC, kompani lidere në ofrimin e shërbimeve në fushën e Teknologjisë Informative

Kosbit LLC, kompani lidere në ofrimin e shërbimeve në fushën e Teknologjisë Informative, me theks të veçantë në kryerjen e proceseve biznesore, menaxhimin e shërbimeve të outsourcing*, dhe partner afatgjatë i AT&T-së, është përzgjedhur në listën e ngushtë të kandidatëve nga “National Technology Award” për vitin 2018, në kuadër të kompanive që ofrojnë shërbime të outsourcing.

“National Technology Award” është kompani prestigjioze që shpërblen kompanitë lidere në fushën e teknologjisë informative. Qëllimi i krijimit të saj është që të shfaqë të arriturat e sektorit teknologjik, ti njohë inovuesit e kësaj vushe dhe të rris standardin e shërbimeve në këtë sektor. Cisco Network, kompania lidere në fushën e IT-së, është njëra ndër kandidatet e përzgjedhura në kategorinë respektive.


Hajrë Hyseni, Drejtor Ekzekutiv i Kosbit-it,  ka thënë se përzgjedhja e Kosbit-it në listën e ngushtë për Kompaninë e Vitit në Outsourcing demonstron përpjekjet e vazhdueshme të kompanisë sonë që vazhdimisht ti përmirësojë shërbimet në nivelin me të lartë si dhe të ulë kostot e shërbimeve.

“Ky çmim na tregoi se sa larg kanë arritur njerëzit e kompanisë sonë me punën e tyre në fushën e outsourcing. Edhe pse është një industri mjaft kompetitive, me punën tonë tejet kualitative dhe shërbimet me kosto optimale, kemi arritur që të jemi në një nivel me kompetitorët tanë nga mbarë globi”, tha Hyseni.

Fituesit do të përcaktohen nga një panel me juri të pavarur në Darkën Gala të 17 Majit, 2018, në Millenium Hotel të Londrës.

“The National Technology Awards” simbolizon majën e për-formuesve me të mirë në sektorin teknologjik. Ndër ceremonitë tjera në këtë mbrëmje do të jetë në gala darkë madhështore, argëtim, si dhe mundësi brilante që të shtrihet njohja dhe kontakti me kompani prestigjioze të kësaj industrie. Çmimet janë një arenë ku bëhet testimi i të gjithëve, dhe më të mirët dalin në pah.

Për tu informuar më tepër rreth këtij eventi vizitojeni linkun:  www.nationaltechnologyawards.co.uk.

Vlen të theksohet se javë më parë Kosbit ishte njohur si njëri ndër ofruesit më të mirë në fushën e outsourcing nga IAOP-Organizata Ndërkombëtare e Shërbyesve të Outsourcing. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kalo në kategori