LAJMI I FUNDIT:

Korridori 10 dhe rëndësia e tij për Maqedoninë dhe rajonin

Korridori 10 dhe rëndësia e tij për Maqedoninë dhe rajonin

“Rëndësia e Korridorit 10 Panevropian për Republikën e Maqedonisë, gadishullin Ballkanik dhe Bashkimin Evropian” ka qenë tema e forumit të mbajtur sot në Fakultetin teknik të Manastirit, me pjesëmarrje të Ministrit të transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski, kryetarëve të komunave të Manastirit dhe të Prilepit dhe profesorëve nga Fakulteti Teknik.

Në fjalimin e tij në forum, ministri Sugareski theksoi se qëllimi parimor i Qeverisë është ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, ndërsa konfirmim për atë, siç tha, janë marrëveshjet e nënshkruara për ndërtim infrastrukturor.


“Në pjesën e Korridorit 10, ne jemi seriozisht të përkushtuar dhe kjo mund të vërehet me marrëveshjet e nënshkruara për ndërtim, siç është rruga Gradsko-Prilep i cili ndërtohet në tre pjesë, ndërsa në plan është edhe ndërtimi i rrugës ekspres Prilep-Manastir, vendkalimi Mexhitlia. Për këtë presim sa më shpejt të përfundojë dokumentacioni projektues”, theksoi ministri Sugareski.

Në forumin në Manastir, ai i paralajmëroi aktivitetet dhe planet parimore të Ministrisë lidhur me rajonin e Pellagonisë në vitin 2018.

“Në atë rajon në vitin 2017 do të kryejmë shumë rikonstruktime në akset rrugore. Në pjesën e infrastrukturës hekurudhore është nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e hekurudhës manastir-Kremenicë dhe presim fillim të shpejtë dhe përfundim gjatë vitit të ardhshëm me çka edhe përmes hekurudhës do të lidhemi me Republikën e Greqisë”, tha Sugareski.

Konfirmoi se deri te institucionet kompetente kanë dorëzuar dokumente për procedurën gjyqësore e cila do të zbatohet për malverzimet eventuale dhe joefikasitetin e deritanishëm të ekspozuesve gjatë ndërtimit të hekurudhës nga Manastiri deri në vendkalimin kufitar./Telegrafi/