LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut goditet me sanksione të OKB-së pas testit bërthamor

Koreja e Veriut goditet me sanksione të OKB-së pas testit bërthamor

Kombet e Bashkuara kanë vendosur një raund të ri sanksionesh mbi Korenë e Veriut pas testit të gjashtë dhe më të madh bërthamor.

Masat kufizojnë importin e naftës dhe ndalojnë eksportet e tekstilit.


Shtetet e Bashkuara fillimisht kishin propozuar sanksione më të ashpra duke përfshirë një ndalim total të importeve të naftës.

Votimi u miratua njëzëshëm vetëm pasi aleatët e Penianit Rusia dhe Kina ranë dakord për reduktimin e masave.

Sanksionet, të cilat u miratuan në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën, zemëruan shumë Korenë e Veriut, transmeton KosovaPress.

Përmes një deklarate të publikuar në agjencinë shtetërore të lajmeve KNCA, veriu paralajmëroi se nëse SHBA do të ashpërsojë sanksionet, Koreja e Veriut do të “sigurohet absolutisht që SHBA-ja të paguajë çmimin e duhur”.