LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriu e ka kryer një test të dytë të hedhjes së raketave brenda një jave, në përpjekje të zhvillojë armë që të mbrohet nga sulmet bërthamore

Koreja e Veriu e ka kryer një test të dytë të hedhjes së raketave brenda një jave, në përpjekje të zhvillojë armë që të mbrohet nga sulmet bërthamore

Në përpjekje që të zhvilloje armë që të mbrohet nga sulmet bërthamore, Koreja e Veriut pretendon se e ka kryer me sukses edhe një test të dytë të hedhjes së raketave.

Testi u krye në një hapësirë të lansimit të satelitëve në Sohae, njofton KCNA, duke cituar një zëdhënës të Akademisë së Mbrojtjes së Koresë së Veriut, pa specifikuar se çfarë lloj testimi ka ndodhur, transmeton Telegrafi.


Me anë të një një deklarate të mëvonshme, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Pak Jong Chon tha që testet ishin realizuar për të forcuar mbrojtjet e Koresë së Veriut, duke zhvilluar armë të reja.

“Të dhënat e çmueshme, përvoja dhe teknologjitë e reja të fituara në testet e fundit të hulumtimit të shkencës së mbrojtjes, do të zbatohen plotësisht në zhvillimin e një arme tjetër strategjike, për rritjen e besueshmërisë dhe tejkalimin e kërcënimit bërthamor të Shteteve të Bashkuara”, tha Chon, duke përdorur inicialet e emrit zyrtar të Koresë së Veriut, Republika Popullore Demokratike e Koresë.

Ky ishte testimi i dytë në Sohae, brenda vetëm një jave.

Më shtatë dhjetor, ishte bërë e ditur se Koreja e Veriut e ka realizuar me sukses një hedhje rakete, “shumë të rëndësishme”, ndërsa më pas, ministri i mbrojtjes ka bërë të ditur se ishte një testuar motori i raketës.

Testet e raportuara, vijnë pas afro një viti, që kur Pheniani kishte bërë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, që të mos zhvillojë më armë bërthamore.

Donald Trump ka investuar kohë të konsiderueshme, duke u përpjekur të bindë Korenë e Veriut të heqë dorë programi i armëve bërthamore i krijuar për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara, por përparimi ka qenë i paktë pavarësisht tri takimeve të tij me Kim Jong-Un. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori