LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Kim Jong Un në krizë, zvogëlon racionet e ushqimit – para takimit me Donald Trump

Koreja e Kim Jong Un në krizë, zvogëlon racionet e ushqimit – para takimit me Donald Trump

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se po përballet me një mungesë ushqimesh prej rreth 1.4 milion ton në vitin 2019 dhe është detyruar të pothuajse të përgjysmojë racionet.

Dhe për këtë, sipas një memorandumi të siguruar nga Reuters, përcjell Telegrafi, ky vend ka fajësuar temperaturat e larta, thatësirat, përmbytjet dhe sanksionet e Kombeve të Bashkuara.


Po sipas Reuters, publikimi i memorandumit prej dymbëdhjetë faqesh nga misioni i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara vjen përpara një takimi të dytë javën e ardhshme midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, temë kryesore e të cilit pritet të jetë denuklearizimi i gadishullit Korean.

Samiti Trump-Kim Jong un, bizneset në Vietnam “ia shohin hajrin” ende pa u zhvilluar
Lexo po ashtu Samiti Trump-Kim Jong un, bizneset në Vietnam “ia shohin hajrin” ende pa u zhvilluar

Ndryshe, Uashingtoni ka kërkuar që Koreja e Veriut të heqë dorë nga një program i armëve bërthamore që kërcënon Shtetet e Bashkuara, ndërsa Koreja e Veriut po kërkon heqjen e sanksioneve të ndëshkimit, një fund formal i Luftës Koreane 1950-53 dhe garanci të sigurisë.

Këshilli i Sigurisë 15-anëtarësh i OKB-së ka nxitur njëzëri sanksionet mbi Korenë e Veriut që nga viti 2006, në një përpjekje për të frenuar fondet për programet e raketave bërthamore dhe balistike të Pyongyang.

“Qeveria e RPDKP-së u bën thirrje organizatave ndërkombëtare që të reagojnë urgjentisht në adresimin e situatës ushqimore”, thuhet të shkruhet në memorandumin e Koresë së Veriut, të cilin misioni i Kombeve të Bashkuara përshkroi si një vazhdimësi për vlerësimin e përbashkët me Programin Botëror të Ushqimit midis 26 nëntorit dhe dhjetorit.

Dy ditë e gjysmë rrugëtim: Kim Jong-un do të udhëtojë me tren, për t’u takuar me Donald Trumpin
Lexo po ashtu Dy ditë e gjysmë rrugëtim: Kim Jong-un do të udhëtojë me tren, për t’u takuar me Donald Trumpin

Emri zyrtar për Korenë e Veriut është Republika Popullore Demokratike e Koresë (DPRK).

Memorandumi ka bërë të ditur se prodhimi ushqimor i Koresë së Veriut vitin e kaluar ishte 4.951 milionë ton, 503.000 ton më pak se në vitin 2017.

Kombet e Bashkuara konfirmuan këto shifra si të dhëna zyrtare të qeverisë dhënë në fund të janarit dhe thanë se prodhimi ushqimor i Koresë së Veriut përfshinte oriz, grurë, patate dhe soje fasule.

Ndërsa Koreja e Veriut ka thënë se do të importojë 200,000 ton ushqime dhe do të prodhojë rreth 400,000 ton bimë të hershme, por që do të mbetet me një hendek dhe se nga janari do të shkurtojë racionet ditore në 300 gramë për person, nga 550 gramë sa ishte më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori