LAJMI I FUNDIT:

Korça nuk gjen qetësi, dy lëkundje të tjera mëngjesin e sotëm

Korça nuk gjen qetësi, dy lëkundje të tjera mëngjesin e sotëm

Qarku i Korçës është tronditur sërish nga tërmetet, ku vetëm mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy goditje të tjera.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në orët e para të mëngjesit janë regjistruar dy tërmete, i pari me magnitudë 2.7 dhe tjetri me i fortë, me magnitudë 3.


Kujtojmë se këto goditje pasojnë ato të një dite më parë, që shkaktuan panik të madh ndër banorët, aq sa disa prej tyre e panë të udhës ta kalonin natën jashtë, shkruan Panorama.

Tërmetet dje

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, deri më tani janë regjistruar katër lëkundje, ku më e forta ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter me epiqendër 10 km në juglindje të Dardhës, në orën 16:21.

Për momentin nuk dihet ende nëse ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.

Kujtojmë se prej 1 qershorit, qarku i Korçës u godit nga tërmete të njëpasnjëshme, ku lëkundjet e forta shkaktuan dëme të konsiderueshëm materiale, ndërsa dhjetëra persona mbetën pa shtëpi.