LAJMI I FUNDIT:

Korab Shaqiri: Kam këngë të gatshme prej pesë vitesh

Korab Shaqiri: Kam këngë të gatshme prej pesë vitesh

Korab Shaqiri ka promovuar këngën e tij të re, “Jeto”.

Ai në “Reload” në RTV Dukagjini, ka thënë se përpos masteringut që e ka bërë mjeshtri Edmond Zhulali, pjesët tjera të këngës i ka bërë të gjitha vet.


Duke folur për këngën, ai ka thënë se ka pasur qëllim të përçoj një mesazh pozitiv “jetoje jetën”, “jetoje çastin” etj.

Këngëtari ka thënë se ka shumë këngë në sirtar por e pret gjithmonë një moment që e shohin më të përshtatshëm për publikim.

“Kam një baladë që e mendoj se është ndër më të mirat, të gatshme prej pesë vitesh dhe nuk e kam publikuar asnjëherë, por tash jam bindur dhe në shtator kam vendosur ta publikoj”, ka deklaruar ai, duke thënë se edhe me këngë të tjera i ka ndodhur e njëjta gjë.

Lajmet nga KORAB SHAQIRI
Lexo po ashtu Lajmet nga KORAB SHAQIRI

“Edhe me këngën “Tina” më ka ndodhur e njëjta gjë, e kam pas të gatshme prej vitin 2009, por e kam publikuar pas pesë vitesh”, ka shtuar kantautori.

Ai ka thënë se është e lehtë të jesh fëmija i një këngëtari të madh si Ilir Shaqiri për të arritur shpejt te suksesi, por edhe është vështirë me mbajt suksesin./Telegrafi/