LAJMI I FUNDIT:

Kontrolli i financimit të partive politike mbetet sfidë për Maqedoninë e Veriut

Kontrolli i financimit të partive politike mbetet sfidë për Maqedoninë e Veriut

Lufta kundër korrupsionit po has në shumë barriera si rrjedhojë e mungesës së ndërveprimit të koordinuar të institucioneve të shtetit që janë kompetente për këtë çështje, theksojnë ekspertë në këtë lëmi, duke vendosur fokusin në kontrollin e financimit të partive politike, që siç e kanë quajtur, paraqet kancer për demokratizimin e shtetit.

Drejtori i Entit Shtetëror të Revizionit Maksim Acevski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thekson se mungesa e një ujdie për të ndryshuar kodin zgjedhor bën që edhe në këto zgjedhje parlamentare Maqedonia e Veriut të përballet me dobësitë sistemore, të cilat Enti Shtetëror i Revizionit me vite i ka adresuar.


“Njëra prej dobësive është, për shembull, krijimi i mundësive që partitë politike – pjesëmarrëse në procesin zgjedhor të marrin donacione pas përfundimit të procesit zgjedhor, përkatësisht deri në momentin kur do të mbyllet vetë xhirollogaria, e kjo është në afat prej 60 ditësh pas përfundimit të vetë zgjedhjeve, përkatësisht pas zyrtarizmit të rezultateve zgjedhore”.

“Shtrohet pyetja – logjike është edhe përgjigjja: kur është i njohur fituesi në secilin proces zgjedhor, secili do që t’i japë donacion mjetesh asaj partie politike që i ka fituar zgjedhjet, e jo partisë politike që i ka humbur zgjedhjet. Propozimi ynë ishte, në esencë, të krijohen kushte të njëjta për të gjitha partitë politike dhe e drejta e donacionit të shkojë deri në momentin derisa zgjat fushata zgjedhore”

“Me përfundimin e fushatës zgjedhore, të pamundësohet dhënia e mjeteve ose e donacioneve vetë partive politike në drejtim të sigurimit të veprimit fer dhe korrekt të të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor”, tha Acevski.

Ekspertë për parandalimin e korrupsionit thonë se financimi i partive politike mbetet kanceri që paralizon funksionimin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut dhe nga këtu e kanë gjenezën më shumë probleme me mos-ndërveprimin e institucioneve për të parandaluar korrupsionin.

“Financimi i vërtetë i partive politike sa është nga kesh paratë si dhe nga zhvatja që u bëhet bizneseve sidomos nga partitë në pushtet, është një sfidë përkatësisht një çështje ku Revizioni Shtetëror aspak nuk ka qasje.

“Kjo çështje sa i përket ligjit që rregullon financimin e partive politike nuk i prek aspak partitë politike, kalon në një mënyrë të lehtë e mos flasim për fushat parazgjedhore paraqesin një enigmë shumë të madhe që do të thosha një kancer për shoqërinë në Maqedoninë e Veriut“. thekson Arif Musa, ish-anëtar i Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Ndërkaq, Slagjana Taseva nga organizata joqeveritare, Transparency International, që në fokus ka parandalimin e korrupsionit, për Radion Evropa e Lirë thotë se mungon kuadri profesional në shumë institucione për të vepruar ndaj raporteve të Entit shtetëror për Revizion kur konstatohet se janë shkelur ligjet.

“Problemi më i madh sipas meje është mungesa e kapacitetittë institucioneve që të procedojnë lëndët që ndërlidhen me keqpërdorimet financiare, me një pjesë të madhe të raporteve të Entit Shtetëror për Revizion, institucionet tjera nuk dinë se çka të bëjnë“, thotë Taseva.

Për keqpërdorimin e mjeteve financiare, sa i përket financimit të partisë politike OBRM-PDUKM, gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka ngritur lëndë edhe Prokuroria Speciale, ku të akuzuar janë zyrtarë të lartë të kësaj partie, por e njëjta nuk ka epilog gjyqësor./Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori