LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle masive të territorit në Fier, policia arreston 63-vjeçarin për kultivim kanabisi

Kontrolle masive të territorit në Fier, policia arreston 63-vjeçarin për kultivim kanabisi

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se ka kryer kontrolle masive në territorin e qarkut Fier, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve.

Në përmbyllje të operacionit, policia ka arrestuat në flagrancë shtetasin I. T., 63 vjeç, banues në Cakran të Fierit pasi në banesën e tij janë gjetur 22 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa, të kultivuar në kubikë.


“Gjatë ditës së djeshme, në të gjithë territorin e qarkut Fier, u zhvilluan kontrolle masive në kuadër të operacionit antikanabis “Wide”, gjatë të cilit u angazhuan rreth 180 forca policore të Policisë së Fierit dhe të Komisariateve në varësi të saj, me mbështetje edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt Fier”, ka shtuar policia.

“37 grupet e kontrollit të ngritura në qarkun Fier, kanë ushtruar 1,874 kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj”, ka bërë të ditur policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori