Kontratë trevjeçare për ish-yllin e Bayern Munich, mësohet paga marramendëse e Leroy Sane te Galatasaray

Klubi turk Galatasaray ka konfirmuar transferimin e bujshëm të Leroy Sané, ish-anësorit të Bayern Munich.
Marrëveshja e arritur me futbollistin parashikon një kontratë trevjeçare, që hyn në fuqi më 1 korrik 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, Sane do të përfitojë 9 milionë euro në sezon si pagë e garantuar neto, si dhe një bonus besnikërie prej 3 milionë eurosh për çdo vit.
Me këtë lëvizje, Galatasaray synon të forcohet ndjeshëm për sezonin e ardhshëm, veçanërisht në garat evropiane.
Transferimi i Sané konsiderohet një nga më të mëdhenjtë të afatit kalimtar veror në Turqi.
Leroy Sane do të luajë për Bayern Munichun në Kupën e Botës për klube, deri në momentin kur t’i skadojë kontrata në fund të këtij muaji. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































