LAJMI I FUNDIT:

Kontrabanda në burgje – pamje nga bastisja në burgun e Dubravës

Kontrabanda në burgje – pamje nga bastisja në burgun e Dubravës

Në një angazhim të përbashkët, Shërbimi Korrektues i Kosovës së bashku me Prokurorinë e Pejës kanë realizuar bastisje në Burgun e Dubravës, saktë në pavijonin numër gjashtë, që është pavijon gjysmë i hapur.

Pavijonet e tilla funksionojnë si të hapur ndërsa të dënuarit kanë privilegje për shkak të sjelljes së mirë që kanë treguar ndër vite prej kur ata kanë filluar vuajtjen e dënimit.


Privilegjet për të dënuarit e vendosur në këto pavijone kryesisht janë për vikende. Ata lejohen që të vizitojnë familjet përkundër të dënuarve të tjerë të cilët nuk e kanë këtë privilegj.

30 qelitë e pavijonit numër gjashtë u kontrolluan nga 57 oficerë, të cilët inspektuan në detajet më të vogla të gjitha dhomat.

Burgu i Dubravës ndodhet në zonën e përgjegjësisë të Prokurorisë së Pejës.

Kjo Prokurori për disa muaj ka drejtuar një ekip hetimor që grumbullonte prova që në këtë burg ka disa individë që posedonin mjete dhe substanca të ndaluara.

Një operacion i bastisjes i befasishëm është planifikuar të ndodhë si përgjigje ndaj këtyre informacioneve.

Në krye të kësaj bastisjeje, për të udhëhequr e monitoruar gardianët ishin zëvendësdrejtori i SHKK-së, Ismail Dibrani, zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë së Pejës, Ersan Qavolli, Sahide Gashi, prokurore e Krimeve të Rënda, prokurorja Arlinda Nallbani Gacaferri, hetues të Drejtorisë për Hetim të Narkotikeve në Pejë e edhe krim-teknika nga Policia e Kosovës.

Në hapësirat e zyrës së SHKK-së përballë 57 oficerëve, Dibrani e Qavolli ua shpjeguan oficerëve si do të realizohet e gjithë bastisja, mirëpo para se të ndahen detaje të tjera me gardianët, këtyre të fundit iu morën telefonat.

E kjo, sipas Dibranit është bërë me qëllim që të mos ketë dyshime se ndonjëri nga gardianët do të informonte ndonjë person për aksionin që pritej të zhvillohej në Dubravë.

“Fillimisht oficerët kanë qenë të obliguar të dorëzojnë të gjithë telefonat për të mos dyshuar që ndonjëri prej tyre mund të informojë dikë për aksionin i cili do të zhvillohet” – u shpreh zëvendësdrejtori i SHKK-së.

Telefonat u morën e grupet filluan të ndahen. Nga gardianët pjesëmarrës u bënë gjithsej pesë grupe, katër prej të cilëve do të intervenonin nga brenda e një nga jashtë.

Grupet nga brenda u obliguan që në detaje të inspektojnë qelitë e burgut e edhe të dënuarit, ndërsa grupi i pestë ishte nën përkujdesje që asnjëri nga të dënuarit të mos kishte mundësi të ikte në rast se do të tentohej diçka e tillë.

Dy prej prokurorëve pjesëmarrës në bastisje iu nda nga një grup, e një prej tyre u detyra që të monitoronte dy grupe.

Udhëheqës i të gjithë ekipit u përcaktua që të jetë udhëheqësi për siguri në SHKK, Besar Gashi.

Gardianëve iu kërkua që mbi të gjitha të respektojnë kodin e etikës dhe të respektojnë të drejtat e gjithsecilit pa dallim, si të stafit ashtu edhe të drejtat e të burgosurve.

Qëllimi i aksionit u bë i qartë për 57 oficerët. Ata do të luftonin kontrabandën në dy aspekte, për të kontrolluar për droga të ndryshme e edhe për telefona, por kjo nuk nënkuptonte që ata të mos angazhohen edhe në gjetjen e gjerave tjera që janë të ndaluara nëpër burgje.

Për gjetjen e narkotikëve u angazhua edhe K9, njësiti i qenve të Policisë, të cilët u përkujdesën që të nuhasin cepat e çdo qelie për të parë nëse ka diçka të dyshimtë.

Ky pavijon i Dubravës, pasi që është gjysmë i hapur, e shton edhe më shumë mundësinë që brenda tij të gjenden narkotikë.

E në rast se ndonjërit nga të dënuarve do t’i gjendej ndonjë lloj droge, ligji thotë se ndaj personit të dyshuar që potencialisht ka poseduar, shpërndarë apo shitur drogë brenda të gjitha qendrave korrektuese, të merret masa e burgimit prej 15 vite.

E nëse gjenden narkotikë apo edhe shkelje të tjera që kanë kryer të dënuarit e vendosur brenda pavijoneve gjysmë të hapura, siç është ai numër gjashtë i Burgut të Dubravës, atëherë ky person do të llogaritet sikurse të ishte pranim i ri.

Ndaj personit në fjalë të gjitha procedurat do të fillonin nga zerot, e nëse ai apo ajo do të tregonte sjellje të mirë, do të angazhohej në punë do të shqyrtohej edhe mundësia që personit që ka bërë shkelje të kthehet në pavijon gjysmë të hapur, diçka që është shumë vështirë të ndodhë.

57 oficerët nën monitorimin e prokurorëve e Dibranit e edhe pjesëmarrësit e tjerë u bartën nga zyret e SHKK-së e në Burgun e Dubravës.

Bastisja filloi.

Oficerët u kujdesen që të kontrollohej çdo qeli nga 30 të tilla që ka ky pavijon, kontrolluan të dënuarit, e për detyrë e patën që edhe të gjenin hapësirë që të vendoseshin të dënuarit gjatë kohës së inspektimit.

Gardianët në çdo dhomë lanë edhe nga një të dënuar gjatë tërë kohës sa ata po inspektonin./KALLXO

E kjo u bë me qëllim që të kishte një dëshmitar që në rast se do të gjendej diçka që përbën shkelje ligjore të dëshmonte që çka do që është gjetur nuk është vendosur aty nga vetë gardiani që do kryente inspektimin.

Për dy orë bastisje, oficerët arritën që të gjenin një telefon dhe një mbushës telefoni. E prezenca e një telefoni, në një hapësirë kaq të vogël është çështje bukur e madhe.

Këto gjetje që u bënë gjatë bastisjen përbëjnë një bazë për të nisur një hetim se nga ka ardhur ky telefon e mbushës.

Përbënë bazë për të parë se kush ia ka mundësuar të burgosurve të kenë këtë pajisje të ndaluara.

E ndaj personit që iu gjet telefoni u tha se do të fillohen menjëherë procedurat hetimore që janë të parapara nga ligjvënësi.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori