Ka përfunduar sot në komunën e Rahovecit një projekt i Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC) ne te cilin ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) me bazë në Regjimentin e 11-të Bersaglieri dhuruan pajisje për lokalet qe përdoren për të mirëpritur fëmijët me aftësi të kufizuara, në një shkollë fillore në Rahovec.
“Në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, duke përfshirë komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore, kolonel Gabriele Vacca, së bashku me kryetarin e komunës Smajl Latifi dhe Drejtorin per kulturë”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se projekti, i lindur nga bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet celulës së CIMIC të RC-W dhe Drejtorit për Kulturë të Rahovecit, synon të përmirësojë strukturat e pranishme në zonë në mënyrë që të krijojë vende të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke rritur qasjen dhe kapacitetin akomodues te institutit në dobi të të gjithë komunitetit.
“Donacioni është pjesë e aktiviteteve të shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve vendore që kontingjenti italian kryen çdo gjashtëmujor.
Kontingjenti italian i Forcës së Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në të njëjtën kohë duke promovuar aktivitete të dobishme nën drejtimin e Komandës Operative të Forcave të Bashkuara”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe